Idetë politike të Lëvizjes Pesë Yjet: Jo më shumë se dy mandate në politikë, demokraci direkte, internet dhe ambientalizëm

Italia po përballet me një krizë politike nga e cila mund të dalë së shpejti përmes një koalicioni të Lëvizjes Pesë Yjet me Partinë Demokratike të qendrës së majtë. Kjo do ta linte Ligën e të tmerrshmit Matteo Salvini në opozitë. Por, cili është programi i Lëvizjes Pesë Yjet që mori aq shumë popullaritet në […]
Por, cili është programi i Lëvizjes Pesë Yjet që mori aq shumë popullaritet në mbarë Evropën? Lëvizja në fjalë u themelua më 4 tetor të vitit 2009 nga Beppe Grillo, një komedian dhe blloger, dhe nga Gianroberto Casaleggio, një strategjist i webit.
Pesë Yjet konsiderohet gjerësisht si një lëvizje populiste, anti-establishment, ambientaliste, anti-globaliste dhe euro-skeptike. Nga disa është përcaktuar si parti e së djathtës ndërsa nga të tjerë si e majtë. Vetë Grillo në mënyrë provokuese e ka quajtur lëvizjen e tij si “populiste”, përcjell Periskopi.
Anëtarët e partisë në fjalë insistojnë që “nuk janë parti por lëvizje”, dhe që nuk mund të përfshihet në paradigmën tradicionale mes së djathtës e së majtës.
Idetë qendrore:
Demokracia direkte: Lëvizja Pesë Yjet e bazon parimin e saj të demokracisë direkte si një evolucion të demokracisë reprezentative. Ideja është që qytetarët nuk do të delegojnë më fuqitë e tyre te partitë [që konsiderohen si të vjetra dhe ndërmjetësuese të korruptuara mes shtetit dhe atyre] që iu shërbejnë interesave të grupeve lobiste e fuqive financiare. Ato do të tejkalohen vetëm nga krijimi i një inteligjence kolektive që bëhet e mundur nga interneti.
Në mënyrë që të shkonte në këtë drejtim, Lëvizja Pesë Yjet zgjodhi kandidatët e saj për deputetë të Italisë dhe të Parlamentit Evropian përmes votimit online nga anëtarët e regjistruar në bllogun e Beppe Grillos.
Interneti: Autorja Simone Natale përshkruan se si utopianizmi digjital luan një rol tepër të rëndësishëm në botëkuptimet e Lëvizjes Pesë Yjet, duke thënë se Grillo dhe Casaleggio e shohin webin si një “entitet transparent, të unifikuar e koherent”, me logjikën, ligjet, agjencinë e saj.
Politika nuk është karrierë: Një prej rregullave më të rëndësishme të Lëvizjes Pesë Yjet është që politika është shërbim i përkohshëm: askush që nuk ka qenë tashmë i zgjedhur dy herë në çdo nivel [qoftë kombëtar, qoftë lokal] nuk mund të jetë kandidat sërish dhe duhet të kthehet në punën e zakontë të tij. Ta zëmë, Giuseppe Conte, kryeministri i dorëhequr dhe i ardhshëm i Italisë, nuk kishte pasur karrierë politike paraprakisht dhe nuk do të ketë pas mandatit të dytë si kryeministër. Ai ishte një profesor i juridikut ani pse nuk i takon lëvizjes në fjalë.
Një tjetër ide e kësaj lëvizjeje është “politika me zero-çmim”, sipas së cilës politika nuk duhet të bëhet karrierë dhe mënyrë për të fituar para e popullaritet. Përkitja në lëvizje kërkon vetë-reduktim të pagave të qytetarëve të zgjedhur. Lëvizja po ashtu refuzon donacionet në fushatë, shkruan Periskopi.
Pa dosje kriminale: Në mënyrë që të jenë kandidatë të Lëvizjes Pesë Yjet, qytetarët nuk duhet të kenë dosje kriminale.
Martesat e seksit së njëjtë:
Më 15 korrik 2012, Grillo publikisht kishte shprehur mbështetjen e tij për martesat e seksit të njëjtë, ndërsa çështja debatohej në Asamblenë Kombëtare.












