I vjen Funda Vetëvendosjes: Anëtarëson studenten që merret me njerëzit e varur nga droga

I vjen Funda Vetëvendosjes: Anëtarëson studenten që merret me njerëzit e varur nga droga

Albin Kurti ka bërë të ditur aderimin e fundit në partinë e tij. Kësaj here kemi të bëjmë me një vajzë të re e të panjohur për publikun me emrin Funda, ndoshta një tjetër emër seksist që shpreh dëshirën e prindërve shqiptarë për t’i dhënë fund lindjes së vajzave. Një i tillë, ta zëmë, është […]

Albin Kurti ka bërë të ditur aderimin e fundit në partinë e tij. Kësaj here kemi të bëjmë me një vajzë të re e të panjohur për publikun me emrin Funda, ndoshta një tjetër emër seksist që shpreh dëshirën e prindërve shqiptarë për t’i dhënë fund lindjes së vajzave. Një i tillë, ta zëmë, është edhe emri Shkurta.

Zoti Kurti ka rrëfyer që Funda Demiri është vetëm 20 vjeçare dhe ka studiuar në drejtimin e Punëve Sociale dhe Shëndetësore, dega e Shëndetit mendor dhe njerëzve të varur nga substancat narkotike dhe alkoolike.

Zonja Demiri prej moshës 16 vjeçare kishte nisur aktivitetin e saj vullnetar në partinë Vasemmistoliito. Ajo është aktualisht asambleiste në komunën Vantaa të kryeqytetit, Helsinki.

Ky është statusi i plotë i z.Kurti:

Nga Finlanda në VETËVENDOSJE!

Funda Demiri e lindur në Finlandë është 20 vjeçare. Ka studiuar në drejtimin e Punëve Sociale dhe Shëndetësore, dega e Shëndetit mendor dhe njerëzve të varur nga substancat narkotike dhe alkoolike.

Në periudhën e studimeve, sa ishte 16 vjeçare, Funda filloi angazhimin e saj si aktiviste vullnetare në partinë e majtë Vasemmistoliito. Aty u angazhua në departamentin e të rinjve.

Më vonë, në vitin 2017, ajo fillon me pjesëmarrjen aktive në politikë, tashmë duke garuar. Në atë garë doli fitimtare duke u zgjedhur si asambleiste në Komunën Vantaa të kryeqytetit Helsinki, aty ku tashmë jeton dhe vepron.

Dua ta ndërtoj një qytet të mirë, të barabartë e jo përjashtues në bazë të gjendjes ekonomike, racore, shëndetësore a shoqërore, dhe, me mundësi për të gjithë të rinjtë në Vantaa, kështu më tha Funda.

E gjithë ky aktivizëm është vlerë e çmuar. Shto këtu kurajon e madhe që ka Funda për të kontribuar në Lëvizje. Kjo edhe është Lëvizja. Lëvizje e rinisë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?