I shumëpërfoluri për korrupsion, përsëri arkëtar i LDK-së

I shumëpërfoluri për korrupsion, përsëri arkëtar i LDK-së

Njeriu i skandaleve dhe nën ‘llupën’ e organeve të drejtësisë, ka arritur që sërish të marrë pozitë jo pak të rëndësishme në LDK. Bëhet fjalë për ish-ministrin e Infrastrukturës nga radhët e LDK-së, Lutfi Zharku, i cili sot është zgjedhur sekretar për financa në këtë parti. “Nuk ka respekt më të madh se kur LDK […]

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Infrastrukturës nga radhët e LDK-së, Lutfi Zharku, i cili sot është zgjedhur sekretar për financa në këtë parti.

“Nuk ka respekt më të madh se kur LDK për të katërtin mandat të beson! Sekretar për financa në LDK”, ka shkruar Zharku në postim, duke njoftuar për rizgjedhjen e tij ‘arkëtar’ të kësaj partie.

Lutfi Zharku gjatë kohës sa ishte ministër, është përfolur për shumë skandale, e madje ishte hetuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Përkatësisht, ai gjatë vitit 2017, ka qenë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Zharku dyshohej se ishte përfshirë direkt në dallavare me leje për kyçje të kompanisë ‘Al Petrol’ në rrugën nacionale në hjyrje të autostradës “Ibrahim Rugova’ në Çagllavicë, transmeton Indeksonline.

Ai, bashkë me nipin e tij, Beqir Shehu, Gjyhjet Mustafa, Fisnik Cakaj e Nazmi Gashi e disa të tjerë dyshohen se në bashkëveprim me qëllim të përfitimit kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar, duke anuluar kundërligjshëm vendimin me nr. 2162/2016, të datës 03.05.2016.

Vendim ky që jepte pëlqimin për kyçje të kompanisë “Al Petrol” në Rrugën Nacionale 25.2. hyrja në autostradë.

Gjithashtu, Zharku në kohën kur ka udhëhequr Ministrinë e Infrastrukturës ka lidhur marrëveshje me kompaninë ‘Bechtel Enka’, kontratë 53 milionëshe.

Në një vendim të Ministrisë së Infrastrukturës të nënshkruar nga ish-ministri Lutfi Zharku, bëhej e ditur  aneks – marrëveshja e arritur me kompaninë “Bechtel & Enka”. MI më 30 shtator të vitit 2016 kishte aprovuar aneks-in e kontratës “Projekti për dizajnimin dhe ndërtimin e autostradës rruga 6 Prishtinë – Hali i Elezit” me konserciumin Bechtel – Enka. Po ashtu përmes këtij vendimi, MI i kishte rekomanduar Qeverisë së Republikës së Kosovës të miratojë këtë Vendim mbi aprovimin e Kontratës.

Për koston në vlerë prej 53 milionë euro, Zharku kishte mohuar se ndjehet përgjegjës.

Ndërsa, edhe Lekaj, fajin për humbjen e kësaj shume e kishte hedhur te Zharku, sepse sipas tij, Zharku ka mundur t’i kryej obligimet financiare ndaj kompanisë Bechtel-Enka, derisa ishin në vlerë më të ulët.

Po ashtu, në kohën sa ishte ministër, Zharku kishte lejuar ndërhyrje në autostradë, përkatësisht, ndërtimin e rrethrrotullimit të njohur si ‘rrethi  i KFC-së’.

Në këtë vend, shumë qytetarë kanë bërë aksidente, e disa prej tyre kanë humbur edhe jetën.

Për këtë, është kërkuar nga MI që urgjent ta bëj rishikimin e vendeve të rrezikshme si dhe këtij rrethrrotullimi.

Ndryshe, për të katërtin mandat, Zharku po mban pozitën e sekretarit të financave në LDK.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?