Helmohen 22 persona nga ushqimi në një restorant të Gjilanit

Helmohen 22 persona nga ushqimi në një restorant të Gjilanit

22 persona janë helmuar në një restorant në Gjilan. Të helmuarit prej ushqimit janë shtirë në Spitalin rajonal të Gjilanit, ku po marrin shërbime mjekësore. G.RR, një prej personave që është helmuar po shtrihet në spital, i ka thënë Indeksonline-t, ndërsa rasti ka ndodhur para 5 ditësh në një restorant në Gjilan, si pasojë e […]

22 persona janë helmuar në një restorant në Gjilan. Të helmuarit prej ushqimit janë shtirë në Spitalin rajonal të Gjilanit, ku po marrin shërbime mjekësore.

G.RR, një prej personave që është helmuar po shtrihet në spital, i ka thënë Indeksonline-t, ndërsa rasti ka ndodhur para 5 ditësh në një restorant në Gjilan, si pasojë e ushqimit të prishur.

 

 

“Kanë kaluar qe pesë ditë, unë jam ende këtu në spital për shkak të helmimit nga ushqimi i restorantit. Simptomat që kam pas kanë qenë ethe, temperaturë, jashqitje, ngerçe në stomak, vjellje e marramendje. Janë edhe të tjerët, duke marrë trajtim këtu dhe të gjithë kanë simptomat e njëjta. Dy ditë rresht kush ka ngrënë ushqim në restorant janë helmu prej mishit ose sosit”, ka thënë ai, duke apeluar për kujdes ndaj ushqimit se ku konsumojnë.

Rastin e helmimit e ka konfirmuar edhe Spitali rajonal i Gjilanit.

Shefi i Departamentit të emergjencës, Ukshin Ismajli, për Indeksonline, ka thënë se rasti i 22 të paraqiturve në spital nga analizat ka rezultuar me infeksion, përkatësisht helmim.

“Të hënën janë paraqitur në spital dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kemi të bëjmë me një helmim, ushqim mëngjesi. Mikrobiologu është marrë me rastin dhe analizat prej pacientëve kanë rezultuar se kemi të bëjmë më një infeksion, përkatësisht helmim. Për trajtim mjekësor dhe shtrirje në janë 22 persona. Shumica prej tyre janë lëshuar deri tashti”, ka thënë Ismajli.

Ndërsa, një prej të të helmuarve ka hapur rast edhe në policinë në rajonit të Gjilanit.

Zëdhënësi i policisë për këtë rajon, Ismet Hashani, në një përgjigje për Indeksonline-n ka thënë se një person ka deklaruar në polici për helmimin.

“Ankuesi M.K.SH, ka deklaruar në Policinë e Kosovës në Gjilan, se me 24.08.2019, kishte ngrënë ushqim në lokalin ‘Grill House”, kurse me 25.08.2019, ka filluar të kishte probleme shëndetësore, kurse më 26 është shtrirë në Spitalin rajonal të Gjilanit, Reparti i infektives”, ka thënë Hashani.

Ky rast në polici është klasifikuar si “Prodhim dhe vënie në qarkull i artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Kujtojmë se para disa muajsh rreth 100 persona janë helmuar edhe në Drenas, shkaku i ushqimit në një gjellëtore në qytet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?