Haziri – VV’së: Kapaciteti i Vjosës është përtej hezitimit që e keni në kampin tuaj

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri menjëherë pas përfundimit të takimit me kryesinë, tha se tani diskutimet me Lëvizjen Vetëvendosje kanë kaluar në nivel të liderëve dhe se shpresojnë që të arrihet një marrëveshje pasi për këtë ekziston vullneti politik. Haziri apeloi te dy taborët që të jenë më të përmbajtur në deklarimet […]
Haziri apeloi te dy taborët që të jenë më të përmbajtur në deklarimet e tyre.
Është një format që ne kemi filluar ta bisedojmë. Ai format është i nivelit të liderëve. Unë dhe zonja Osmani, e nominuar për kryeministre, e mbështesim arritjen e një marrëveshje. Ne kemi vullnet politik, kemi dëshirë politike dhe angazhim politik të sinqertë, kështu që unë do të apeloja që të jenë të përmbajtur nga deklarimet e tilla edhe nga tabori i LDK-së, edhe nga tabori i Vetëvendosjes, sepse ky është një proces që liderët po e dërgojnë drejt zgjidhjes më të mirë për qytetarët. Sa i përket nominimit të Vjosës për kryeministre, LDK ka besim të plotë, kapaciteti politik dhe profesional i Vjosës është përtej çdo hezitimi që dikush mund të ketë në kampin e Vetëvendosjes”, tha ai.












