Haziri: Jam i sigurtë që sikur edhe unë të nominohesha, Vjosa do të ma jepte mbështetjen e saj të plotë

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në një status në Facebook ka treguar se marrëveshja për nominimin e Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre ka ardhur si shkak i kulturës politike që është ndërtuar në LDK. Ai në këtë status ka thënë se edhe ai po të ishte në vend të Vjosës njëjtë edhe ajo do […]
Ai në këtë status ka thënë se edhe ai po të ishte në vend të Vjosës njëjtë edhe ajo do ta përkrahte Hazirin, siç po e përkrah ky Osmanin.
Ja statusi i plotë:
Kultura politike e LDK’së e ndërtuar në këto 30 vite, është toleranca, durimi, kompromisi, marrëveshja, konsensusi politik dhe kultura perëndimore në vendimmarrje politike brenda Kosovës, duke u bazuar në traditat tona. Mbi këto parime, kemi arritur marrëveshjen për nominimin e Vjosa Osmanit si kandidate e jona për kryeministre.
Edhe me rolin e ri që e kam marrë, atë të udhëheqjes së politikave të LDK’së në këtë fazë, Vjosa do ta ketë mbështetjen time të plotë, të ekipit që e kemi ndërtuar sot, të politikanëve të rinjë prej të cilëve pritet shumë, por edhe të veprimtarëve të devotshëm si shtylla kryesore të LDK’së.
Pas asnjë dallim, do të punojmë që në çdo opsion LDK të dalë fituese. Jam i sgurtë që sikur edhe unë të nominohesha, Vjosa do të ma jepte mbështetjen e saj të plotë.












