Haskuka pas largimit të Nisma’s nga koalicioni: Shkarkova drejtorin se s’më mori seriozisht

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka folur pas largimit të Nisma’s nga koalicioni qeverisës në këtë komunë, shkruan Periskopi. Haskuka tha se drejtori i Drejtorisë së Arsimit është paralajmëruar me parë rreth këtij problemi, por sipas tij ai nuk e ka marrë seriozisht këto. “Së pari lidhur me disa konkurse në Komunën e […]
Haskuka tha se drejtori i Drejtorisë së Arsimit është paralajmëruar me parë rreth këtij problemi, por sipas tij ai nuk e ka marrë seriozisht këto.
“Së pari lidhur me disa konkurse në Komunën e Prizrenit ku kam marr disa ankesa nga qytatarët dhe kam marrë dosjen ku disa konkurse nuk ka qenë të përputhje me vendimet komisionit. E kam paralajmëruar, i kam thënë ose jep dorëheqje ose do të shkarkohesh, kërkesën time nuk e ka marrë seriozisht e kam thirr në zyrë dhe e kam nënshkru vendimin”, tha ai në Dossier të RTV D.
“Është e drejtë e kryetarit të shkarkojë një drejtor….Asgjë nuk do të ndodhë. Nuk ka panik këtu. Javët e ardhshme do të emërojë drejtorët e ri dhe përfundon kjo punë”, tha ndër të tjera Mytaher Haskuka
Tutje, Haskuka tha se nuk ka ndonjë përgjigje se me kënd do të bëjë koalicion pas largimit të Nisma’s.
“Momentalisht nuk kam ndonjë përgjigje”, tha ai./PERISKOPI/












