Haradinaj: Vizat mund t’i kemi para zgjedhjeve

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka thënë se vizat patjetër që do t’i kemi sivjet. Sipas tij, kjo mund të ndodh edhe para zgjedhjeve, të cilat pritet të mbahen më 6 tetor, transmeton Periskopi ‘’Nuk ka mbet shumë punë tani në shtator do të vjen delegacioni gjerman, nuk ka shumë punë për Kosovën vec jemi […]
‘’Nuk ka mbet shumë punë tani në shtator do të vjen delegacioni gjerman, nuk ka shumë punë për Kosovën vec jemi në finale, për zbatimin e vendimit po bëhemi gati me Gjermani që kur të mirret vendimi mos me pas asnjë problem në Bashkimin Evropian (BE). Nuk është çudi me marrë këtë vjeshtë edhe pra zgjedhjeve mundet në tetor gjithsesi. Besoj se nuk do të kemi ndonjë rezistencë nga ana e Francës’’, ka thënë Haradinaj në RTV 21.
Tutje për dialogun ne Serbinë, Haradinaj thotë se nuk duhet të përsëritet procesi i kohës së Mogherinit.
Presioni duhet me u drejtu kah Serbia. Nuk mnedoj që do ti shtohet presioni më tutje Kosovës, sepse do ta destabilizonte Koosvën. Merkel ka synim shumë të qartë për Ballkanin perëndimor. Nuk mundet me dalë jashtë. Nuk lejon një proces si në kohën e Mogherinit. As daljen nga kornizat e dialogut dhe kushtin për njohjen’’./PERISKOPI/












