Haradinaj: Presioni nga ndërkombëtarët më shtyri të ofroja dorëheqjen

Në një intervistë të dhënë në RTV21, kryeministri i Kosovës në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka nënkuptuar haptas se presioni ndërkombëtar e ka shtyrë që të ofronte dorëheqje nga pozita e kryeministrit, dhe jo siç kishte deklaruar më parë ftesa e ardhur nga Gjykata Speciale. Ai u pyet në lidhje me taksën ndaj mallrave të importuara […]
Ai u pyet në lidhje me taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia, për të cilën tha se nëse kryeministri i ri do ta hiqte do të bënte gabim tragjik, shkruan Periskopi.
Zoti Haradinaj tha se duke hequr taksën Serbia fitonte në dy forma, së pari duke iu hapur tregu i Kosovës dhe së dyti duke e lejuar të kërkonte destabilizim të mëtejmë në vend.
Ai ka paralajmëruar se nëse presioni i ndërkombëtarëve do të vazhdojë ndaj Kosovës, atëherë ka rrezik që të destabilizohet vendi.
Haradinaj kishte dhënë dorëheqje më 19 korrik. Partia e tij ka lidhur koalicion parazgjedhor me Partinë Social-demokrate. /Periskopi












