Haradinaj flet për zgjedhjet e 6 tetorit me ambasadorin amerikan Kosnett

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar rreth zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti. Haradinaj ka thënë se në këto zgjedhje të gjitha partitë duhet të përkushtohen që të jetë një proces zgjedhor demokratik, i […]

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar rreth zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

Haradinaj ka thënë se në këto zgjedhje të gjitha partitë duhet të përkushtohen që të jetë një proces zgjedhor demokratik, i cili do të fuqizojë institucionet e Republikës së Kosovës.

“Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani. Theksova se bashkërisht, të gjitha partitë duhet të jemi të përkushtuar për një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të fuqizojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona”, ka shkruar Haradinaj në njoftimin e tij për takimin.

Ramush Haradinaj në këto zgjedhje do të futet bashkë në koalicion me PSD’në e Shpend Ahmetit.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje në muajin korrik pas thirrjes që ka marrë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar si i dyshuar dhe pas problemeve që i kishin dalë me partnerin më të madh të koalicionit, PDK’në e Kadri Veselit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?