Haradinaj: 6 tetori, referendum edhe për autostradën e Dukagjinit

Haradinaj: 6 tetori, referendum edhe për autostradën e Dukagjinit

Ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës Daut Haradinaj, ka komentuar aktualitetin politik e institucional në një deklarim për portalin Njeshi. Ai ka thënë se AAK-ja beson në vetëdijen qytetare të elektoratit dhe se qytetari i Kosovës tashmë i ka të qarta vijat se nga duhet të shkojë Kosova në të gjtiha proceset të cilat […]

Ai ka thënë se AAK-ja beson në vetëdijen qytetare të elektoratit dhe se qytetari i Kosovës tashmë i ka të qarta vijat se nga duhet të shkojë Kosova në të gjtiha proceset të cilat e presin. Duke folur për autostradën e Dukagjinit dhe debatin rreth saj, Haradinaj ka rikonfirmuar qëndrimin e palëkundur të subjektit të tij, se autostrda do të bëhet dhe nuk ka kush që e ndalon një projekt, i cili është në shërbim të zhvillimit të vendit. Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e 6 tetorit janë një lloj referendumi edhe për autostradën.

“Peja dhe dukagjini duhet ta kuptojnë që me votë do të vendosin se a duhet te ketë Dukagjini Autostradë, a duhet të ketë ndarje? Ne besojmë fuqishëm në qytetarët e Pejës të cilët masivisht  e kanë perjetuar në lëkuren e tyre tendencën për ndarje të qytetit dhe asnjëherë nuk besoj që do ta humbin këtë rast.”

Më tej Haradinaj ka folur edhe për nominimet e partive politike për mandatarin për Kryeministër. I pyetur se kush do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit në konkurrencën Vjosa apo Ramushi, ish-deputeti Haradinaj ka dhënë këtë shpjegim.

“Mendoj se marionetat nuk mundë ta ndalin sulmin e Serbisë mbi Kosovën. Heqja e taksës,me automatizem është hapje e temës së copëtimit të Kosovës. Me gjithë respektin që kam për Vjosen, duhet një njeri i fortë, që mundet ta ndaloi agresionin serb kundër Kosovës.”- thotë Haradinaj.

Sipas Haradinajt fitues i zgjedhjeve do të jetë koalicioni AAK-PSD për çfarë thotë se këtij koalicioni do ti bashkohen edhe prurje të reja të cilat do ta forcojnë fitoren e 6 tetorit.

“Ne edhe sot pa partnerët e koalicionit jemi afër të parit, ndërsa me PSD-në jemi plus 3 deputet. Presim edhe ardhje të reja serioza, që do ta rrisin diferencën. Nuk ka rrugë tjetër pos fitores. Strukturat tona janë vizituar dhe janë në vlugun e punës. Aleanca si çdo herë udhëton nga baza, respekton bazën dhe është e kujdesshme ndaj njeriut, si vlerë.”-përfundoi Haradinaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?