Glauk Konjufca-Vjosa Osmanit: “Çfarë kandidate je kur frikësohesh të hysh në listë si numër 1?”

Glauk Konjufca-Vjosa Osmanit: “Çfarë kandidate je kur frikësohesh të hysh në listë si numër 1?”

Galuk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Vjosa Osmani e LDK-së ka refuzuar një ofertë zemërgjerë të tyre sot. “Kur nuk je e sigurt që të hysh në një koalicion të madh, ta kesh numrin një në listë dhe të frikësohesh që nuk bëhesh kryeministre, nuk e di çfarë kandidati je?”, ka thënë Konjufca. […]

Galuk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se Vjosa Osmani e LDK-së ka refuzuar një ofertë zemërgjerë të tyre sot.

“Kur nuk je e sigurt që të hysh në një koalicion të madh, ta kesh numrin një në listë dhe të frikësohesh që nuk bëhesh kryeministre, nuk e di çfarë kandidati je?”, ka thënë Konjufca.

“Do të ishte përparësi e hatashme për Osmanin dhe përgjegjësi që e merr duke refuzuar një alternativë kaq zemërgjerë të VV që ishte koncesioni më i madh i mundshëm i LVV, sepse Kurti shkoi edhe ndoshta kundër vullnetit të aktivistëve tanë. LDK refuzoi shumë shpejt ofertën e LVV që nuk është lajm i mirë për Kosovën. Sa ka zhgënjyer qytetarët ka forcuar bindjen për LVV si zgjidhje e drejtë. Kemi qenë të bindur që LDK do ta pranonte këtë mundësi. Është përparësia më e madhe e mundshme të dalësh më mirë me vota kur e ke numrin një”.

Sa i përket mundësisë e një takimi të sontëm para se të mbyllet afati i dorëzimit të aplikacioneve për koalicione në KQZ, sipas tij ka shumë pak mundësi.

“Mendoj që LDK po të kishte idenë që ka vetëm ndonjë pakënaqësi teknike që mund ta diskutonim do të na shkruante prapa me një alternativë ndaj përgjigjes tonë. Përveçse se nëse kemi ndonjë përpjekje  të fundit që vjen nga LDK. Nga ana jonë i kemi bërë të gjitha dhe ishte LDK ajo që nuk lëvizi. Dy pozicione kanë qenë: Vjosa patjetër Kryeministre dhe Albini Kryeministër patjetër dhe LVV ka heq dorë nga pozicioni i vet mirëpo LDK nuk ka hequr dorë nga pozicioni i vet”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?