Erdogan: Turqia do të marrë masa për mbrojtjen e ushtarëve në Siri

Turqia do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur trupat e vendosura në rajonin sirian të Idlebit, të prekura nga dhuna e luftimeve që kur Damasku ka filluar një ofensivë, paralajmëroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. “Situata është shumë e komplikuar për momentin, ushtarët tanë gjenden në rrezik. Ne nuk duam […]
Turqia do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur trupat e vendosura në rajonin sirian të Idlebit, të prekura nga dhuna e luftimeve që kur Damasku ka filluar një ofensivë, paralajmëroi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Situata është shumë e komplikuar për momentin, ushtarët tanë gjenden në rrezik. Ne nuk duam që kjo të vazhdojë. Në çastin e duhur do të marrim të gjitha masat e nevojshme”, deklaroi Erdogan gjatë një konference për shtyp me Vladimir Putin pranë Moskës, pak para hapjes së sallonit të aeronautikës./Atsh












