EKSKLUZIVE: VV sërish në rrezik të përçahet, shkak lëshimet e Albin Kurtit ndaj LDK’së dhe Vjosa Osmanit

EKSKLUZIVE: VV sërish në rrezik të përçahet, shkak lëshimet e Albin Kurtit ndaj LDK’së dhe Vjosa Osmanit

Në takimin e zhvilluar në njërin nga hotelet në qendër të Prishtinës, të hënën (dje), LDK dhe VV ishin pajtuar që Vjosa Osmani të ishte kandidate për kryeministre nga koalicioni parazgjedhor mes dy partive. Albin Kurtit do t’i takonte posti i zëvendëskryeministrit. Periskopi mëson se këto matematika janë prishur nga Kryesia e Vetëvendosjes, një pjesë […]

Të hënën (dje) nuk kishte kaluar tamam një orë pasiqë Lidhja Demokratike e Kosovës, shpalli kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre nga kjo parti, kur në njërin nga hotelet në qendër të Prishtinës, do të mblidheshin krerë të kësaj partie dhe të partisë Vetëvendosje. E përfaqësuar nga Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Bisnik Bislimi, VV në njërën anë dhe LDK’ja në anën tjetër me Vjosa Osmanin, Lutfi Hazirin dhe Isa Mustafën, do të bisedonin se si do t’ia bënin me koalicionin parazgjedhor.

Pas më shumë se një orë sa zgjati takimi, përfaqësues të të dy partive, u larguan nga hoteli megjithëse nuk u deklaruan për media. Por më vonë, mediat do të raportonin se LDK dhe Vetëvendosje, ‘janë marrë vesh që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre’ nga koalicioni LDK – VV, derisa Albin Kurtit do t’i takonte posti i kryeministrit dhe siç raportohej në media edhe posti i ministrit të jashtëm.

Mirëpo, Periskopi merr vesh se Vetëvendosje ka mbajtur një mbledhje sot me Kryesinë e saj, të cilët kanë kundërshtuar këtë ofertë të krerëve të VV’së për LDK’në.

Sipas burimeve të Periskopit, një pjesë e anëtarëve të Kryesisë kanë kërcënuar me dorëheqje, në rast se do të pranohej që kreu i VV’së, Albin Kurti, të ishte i dyti në koalicionin LDK – VV.

“Një pjesë e anëtarëve të Kryesisë së Vetëvendosjes, kanë kundërshtuar kategorikisht një opsion të tillë, që Kurti të mos jetë kandidat për kryeministër si dhe e kanë kërcënuar me dorëheqje nga Kryesia, një pjesë e madhe e tyre”, i kanë thënë burimet Periskopit.

Kujtojmë se pas takimit të djeshëm mes LDK’së dhe Vetëvendosjes, dy partitë kanë ashpërsuar replikat mes vete.

Ka qenë ish-deputetja e kësaj partie, Drita Millaku, e cila i ka thënë Insajderit se ‘edhe po të dëshironte Albin Kurti të heq dorë nga opsioni i kandidatit për kryeministër, Kryesia e VV’së nuk do ta lejonte një gjë të tillë’.

Pas Millakut, do të pasonte edhe reagimi tjetër i ish-deputetes së VV’së, Albulena Haxhiu, e cila përmes një statusi në Facebook, tha se ‘Vetëvendosje e ka kandidatin e duhur’ për kryeministër.

Më i ashpër ndaj opsionit të LDK’së, është treguar ish-deputeti tjetër i VV’së, Xhelal Sveçla, i cili goditi LDK’në, duke thënë se po ‘vepronte tinëzisht përballë ofertës së Vetëvendosjes’.

Sveçla e shtyri që të reagojë përballë deklaratës së tij, edhe Vjosa Osmanin, e cila  tha se ‘akuzat që po ia bën Vetëvendosje LDK-së, tregojnë se nuk janë të sinqertë në bashkëpunim”.

Mbetet misterioze se si kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti po bën lëshime kaq të mëdha ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës. A është pasiguria për fitore të partisë së tij në zgjedhjet e 6 tetorit apo thjeshtë lakmia që me çdo kusht të jetë pjesë e pushtetit? /Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?