​Prishtinë, ajri është “i pashëndetshëm” 50% të kohës

​Prishtinë, ajri është “i pashëndetshëm” 50% të kohës

Në botë, ndotja e ajrit shkakton 9 milionë vdekje çdo vit, e cila është e barabartë me 1/4 e vdekjeve totale. Vdekshmëria për shkak të ndotjes së ajrit arrin deri në 120 vdekje në 100,000 banorë, ndërsa në nivel evropian ky numër arrin deri në 133 vdekje në 100,000 banorë. INDEP publikoi hulumtimin rreth cilësisë […]

INDEP publikoi hulumtimin rreth cilësisë së ajrit në Kosovë. Sipas këtij hulumtimi, në Prishtinë, të dhënat e siguruara nga Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK) tregojnë se ajri është “i pashëndetshëm” 50% të kohës, “shumë i pashëndetshëm” 20% të kohës dhe “i rrezikshëm” 5% të kohës.

“Kur ajri kategorizohet ose si shumë i pashëndetshëm, ose i rrezikshëm, e gjithë popullsia mund, ose ka gjasa, të përjetojë efekte serioze shëndetësore”, thuhet në raport.

Sipas raportit, energjia, industria, transporti, bujqësia dhe mbeturinat konsiderohen si burimet kryesore të ndotjes.

“Përkundër miratimit të ligjeve për mbrojtjen e ajrit dhe të një kornize të ngjashme legjislative, Kosova është ende larg standardeve të BE-së. Gjendja e ajrit në rajon është dëshmuar si e dëmshme për popullsinë dhe mjedisin”, vijon raporti i INDEP.

Raporti rekomandon që Komunat të vendosin kontroll më të rreptë të ngrohjeve së familjeve duke vënë në punë më shumë inspektorë, duke ndaluar djegien e linjitit në stufa, duke gjobitur për djegien e qymyrit dhe mbeturinave, si dhe gjithashtu duke investuar në energji të ripërtëritshme dhe sisteme të ngrohjes qendrore.

Komunat gjithashtu mund të zbatojnë stimujt për zëvendësimin e sobave të vjetra shtëpiake me ato të reja, duke përdorur lëndë djegëse më pak ndotëse për alternativat e ripërtëritshme.

Për automjetet, raportin sugjeron që stimujt duhet të inkurajojnë përdorimin e një karburanti më cilësor dhe duhet të vendoset kontroll i rreptë i cilësisë së karburantit dhe rregulloreve.

“Duhet të zbatohet një afat kohor për përdorimin e automjeteve të vjetra që ndotin më së shumti. Qeveria nuk duhet të kthehet prapa rreth ligjit që ndalon importimin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet dhe kontrollet e rregullta teknike, si dhe shkarkimi i makinave duhet të jetë i detyrueshëm. Mund të bëhet edhe nxitje me tatime më të vogla për të blerë makina të reja, që ndotin më pak, dhe për t’i ricikluar ato të vjetrat”, rekomandon raporti i INDEP.

Po ashtu, thuhet se duhet të nxiten inkurajimet që njerëzit të përdorin transport alternativ që prodhon më pak ndotje në mjedis si dhe Qeveria duhet të investojë në transport publik më të mirë, duke zhvilluar sektorin hekurudhor dhe duke përmirësuar transportin publik në zonat urbane.

Sipas INDEP, kur niveli i ndotjes të arrijë nivel të lartë, rregullat mund të zbatohen si në shumicën e qyteteve të mëdha të Bashkimit Evropian e që është ndalimi i qarkullimit në qendrat e qytetit, lejimi i transportit publik falas, zbatimi i racionimit të hapësirës rrugore si udhëtim ditor alternativ, i bazuar në numër të rastësishëm ose të barabartë linjash.

Sa i përket sektorit të enegjrisë, INDEP thotë se është e nevojshme që qeveria të bëjë zgjedhje të mirinformuara të energjisë, bazuar jo vetëm në

aspektin ekonomik, por edhe në një analizë kosto-përfitim. Kjo duhet të përfshijë edhe ndikimin në shëndet dhe mjedis si dhe Kosova duhet të investojë më shumë në energjinë e ripërtëritshme dhe efikasitetin e energjisë.

Ndër rekomandimet që jepen, thuhet se nevojitet qasje më e madhe në informatat mbi efektin e ndotjes së ajrit në mënyrë që publiku të mund të marrë pjesë në marrjen e vendimeve dhe të informohet.

“Përmirësimet nuk mund të bëhen pa vullnet politik për të vepruar. Përfshirja kuptimplote është e nevojshme për ta bërë gjendjen e ajrit në Kosovë prioritet, përfshirë sigurimin e sektorit të mjaftueshëm financiar dhe kapaciteteve më të mira administrative. Roli i gjyqësorit në sektorin e mjedisit duhet të jetë shumë më i fuqishëm, për të zbatuar legjislacionin ekzistues”, thuhet në raport.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?