​Hoxhaj: Nuk do të bëjmë koalicione parazgjedhore me asnjë parti parlamentare

​Hoxhaj: Nuk do të bëjmë koalicione parazgjedhore me asnjë parti parlamentare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli parapërgatitjet për fushatë zgjedhore i ka nisur me pretendimet për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin. PDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërkaq koalicionet parazgjedhore janë formuar për shkak të frikës ndaj partisë së tyre. Nuk do të bëjë koalicione parazgjedhore me asnjë […]

Hoxhaj në një intervistë për KosovaPress thotë se vazhdimësia dhe ndryshimi është pjesë e filozofisë së tyre politike, derisa shton se në kuadër të listës së PDK-së për deputetë do të ketë edhe emra të ri.

“Qasja jonë ka qenë çdo herë që PDK-ja duhet të ndryshojë atë që është patjetër  e domosdoshme të ndryshohet. Fenomeni i korrupsionit është diçka që reflektohet në vullnetin e kryetarit që ky fenomen të luftohet brendapërbrenda jetës politike në Kosovë. Por, të njëjtën kohë, ne do të ruajmë atë që duhet të ruhet brenda një partie politike. Vazhdimësia dhe ndryshimi është pjesë e filozofisë sonë politike. Natyrisht që do të ketë emra të ri në listë të PDK-së, do të ketë njerëz që përfaqësojnë vlera morale, patriotike, profesionale dhe qytetare… Duhet të pritni çfarë liste të plotë të mirëfilltë dhe komplete do të ketë PDK-ja. Lista, natyrisht, është një listë që hartohet prej kandidatit për kryeministër, i cili lufton dhe është në betejë për të marrë mandatin e qytetarëve për të udhëhequr Qeverinë. Hyrja dhe mos hyrja e njerëzve në listë është punë e vullnetit individual. Prandaj, unë nuk mund të paragjykoj kush mund të hyjë ose mos të hyjë në listë, se është një lloj kombinimi i vullnetit të kryetarit edhe vullnetit individual të një kandidati që mund të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës”, thotë Hoxhaj.

Hoxhaj për KosovaPress foli dhe për koalicionet parazgjedhore, teksa tha se sipas sondazheve të tyre, ata janë partia më e madhe në vend.

“Koalicionet parazgjedhore kanë konfirmuar vetëm një gjë. Se të  gjithë  kanë  frikë nga Partia Demokratike e Kosovës. Ne jemi partia më e madhe në vend sipas sondazheve tona, por dhe sipas organizimit politik… Në këto zgjedhje shkojmë me logon e PDK-së, sloganin e PDK-së si subjekti më i madh politik, por janë të mirëseardhura dhe partitë e vogla të tjera jo parlamentare”, thotë zëvendëskryetari Hoxhaj.

Hoxhaj gjithashtu renditi prioritetet e tyre sa i përket zgjedhjeve të 6 tetorit, duke thënë se prioritet i parë është zhvillimi ekonomik.

“Prioritet i parë i vendit është zhvillimi ekonomik dhe zhvillimi ekonomik varet prej sundimit të ligjit edhe prej luftimit të korrupsionit si fenomen. Prioritet i dytë do të jetë arsimi dhe shëndetësia. Meqenëse Kosova është një shtet i vogël dhe nevojat e qytetarëve për shtete të tilla janë të mëdha për këta sektor. Prioritet i tretë do të jetë cilësia në jetë që përfshin fusha të ndryshme të jetës. Por vëmendja kryesore do të jetë rreth zhvillimit ekonomik, punësimit, arsimit, shëndetësisë, sigurisë, jo vetëm sigurisë së sovranitetit të Kosovës që është prioritet i dorës së parë, po deri te siguria kibernetike apo në ushqim”, thotë Hoxhaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?