E kundërshtoi për president, Pacolli thotë se ia fali gabimet Jakup Krasniqit: Kam simpati për të

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, duke folur për koalicionin me Nismën Social Demokrate ka thënë se ka vërejtur për 2 vit qeverisje bashkë, gati për 99 për qind kishin pikëpamje të njëjta me Fatmir Limajn, transmeton Periskopi. I pyetur pse Fatmir Limaj e Jakup krasniqi nuk e kishin dashur për president, dhe cili tash është […]
I pyetur pse Fatmir Limaj e Jakup krasniqi nuk e kishin dashur për president, dhe cili tash është raporti i tyre, Pacolli tha:
‘’Unë jam njeri që nuk bashkëjetoj me të keqen dhe ndodh një momentum kur unë duhet të ndahem prej saj. Unë ia fali njerëzve gabimet. Këtu e tregoj prej një kulture familjare. I pari që ia kam shtri dorën tjertrit.Unë jam pajtues. Bashkëpunimin me Limajn e kam fitu si jë ditë të re, plot diell e energji polziitve. Skam mendu fare prej asaj që ka pasë. Të dy janë njerëz dhe kanë mujt me i pasë hidhërimet e veta, arsyet dhe ineteres për ta mbrojtur këtë kauzë. Ndoshta edhe e kam paguar, sepse sikur të ishte vullneti i Krasniqit, unë kam të drejt me dyshu që ka pasë konspiracion mendodh kjo nga Kryeparlamenti.
‘’Jakup Krasniqi është një punëtor i devotshëm që ka punu për Kosovën. Sot e kam një simpati për Krasniqin . S’kas asnjë bagazh të hidhërimit, I pari kam qenë që e kam ndihmu Limjan për kryeministër’’, PERISKOPI/












