E çuditshme: Nuk ndalen sulmet e VV-së ndaj LDK-së, Nagavci i mëshon sërish Osmanit

E çuditshme: Nuk ndalen sulmet e VV-së ndaj LDK-së, Nagavci i mëshon sërish Osmanit

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, deklaroi se partia e saj me vite është angazhuar që të jetë alternativa e vërtetë për vendin. Ajo tha se janë të gatshëm për kompromise në interes të qytetarëve, por jo dhe të grupeve klienteliste. Duke kujtuar zgjedhjet e fundit të vitit 2017, Nagavci tha se Vetëvendosje e vetme […]

Ajo tha se janë të gatshëm për kompromise në interes të qytetarëve, por jo dhe të grupeve klienteliste.

Duke kujtuar zgjedhjet e fundit të vitit 2017, Nagavci tha se Vetëvendosje e vetme e mundi koalicionin e LDK-së me katër parti të tjera.

Ajo shkoi edhe më tej kur tha se në ç’kapjen e shtetit nga “Klani Pronto” nuk mund të udhëheq LDK.

“Në zgjedhjet e parafundit, në qershor 2014, ne u tradhtuam, kur pas VLAN-it, LDK shkoi me PDK-në duke shkelur marrëveshjen e 10 shtatorit 2014. Ne nuk mund të lejojmë të tradhtohemi sërish, dhe do të fitojmë këto zgjedhje, sepse qytetarët e duan ndryshimin e vërtetë. Në ç’kapjen e shtetit nga Klani Pronto nuk mund të udhëheq LDK”, tha Nagavci për Kosova Press.

Nagavci foli edhe për ofertën që Lëvizja i ka bërë LDK-së, duke thënë se është për dy mandate dhe me rotacion për pozitën e kryeministrit.

“Lëvizja Vetëvendosje nuk po kërkon vetëm ardhjen në pushtet, por një kërkim bashkëpunimi strategjik për së paku dy mandate. Kjo është oferta që i kemi bërë tash sa muaj LDK-së. Ne kemi propozuar rotacion në marrjen e përgjegjësisë, ashtu që në mandatin e parë qeverisës kabineti qeveritar do të udhëhiqej nga i nominuari i Vetëvendosjes, përderisa mandati i dytë t’i takonte LDK-së”.

“Besoj se kjo bashkëqeverisje me rotacion do të forconte dhe pozicionin e vet Vjosa Osmanit si në partinë e saj ashtu dhe në mundësinë për të vazhduar një qeverisje ndryshe, për të bërë vërtet një kthesë në historinë e zhvillimeve dhe politikave në interes të qytetarëve duke e luftuar të keqen e jo duke bërë përpjekje vetëm për ta zbutur atë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?