Detajet e vrasjes që tronditi Tiranën: Ndjekje si nëpër filma dhe breshëri plumbash

Detajet e vrasjes që tronditi Tiranën: Ndjekje si nëpër filma dhe breshëri plumbash

Vrasja e 26-vjeçarit Santiago Malko mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, ka tronditur Tiranën. Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar i ngjarjes është një shtetas me iniciale D.A., identiteti i plotë i të cilit nuk bëhet i ditur. Viktima është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa po lëvizte me makinën e tij. Pasi është qëlluar me armë, […]

Vrasja e 26-vjeçarit Santiago Malko mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, ka tronditur Tiranën.

Paraprakisht dyshohet se autor i dyshuar i ngjarjes është një shtetas me iniciale D.A., identiteti i plotë i të cilit nuk bëhet i ditur.

Viktima është qëlluar me breshëri plumbash, ndërsa po lëvizte me makinën e tij.

Pasi është qëlluar me armë, makina ka vazhduar të ecë derisa është përplasur në një mur.

Pas vrasjes, autori ose autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke u zhdukur nëpër fshatrat në rrethinat e kryeqytetit

Autorët kanë braktisur makinën e tyre tip “Mercedes Benz” në fshatin Ferraj duke i vënë zjarrin.

Kjo u shërben atyre për të humbur gjurmët e krimit.

Në vendngjarje policia ka sekuestruar 9 gëzhoja, por dyshohet të ketë edhe të tjera, pasi viktima është qëlluar me breshëri plumbash për disa metra.

Deri më tani janë shoqëruar në polici rreth 20 persona të rrethit familjar të viktimës, të cilët po merren në pyetje për krimin mafioz.

Dëshmitarët në vendngjarje kanë thënë se makina e ish-policit ka qenë me shpejtësi, pasi ai ka vënë re që po ndiqej.

Në momentin kur është ka qëlluar, Malko e ka shtuar edhe më shumë shpejtësinë.

26-vjeçari ka humbur kontrollin dhe është përplasur me koshat e plehrave, duke i marrë ata përpara e më pas është përplasur dhe me murin e një biznesi, duke çarë derën e tij rrethuese.

Sipas detajeve të policisë, Malko rezulton i përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale, që mund të kishte përfunduar edhe me vrasje.

Dy vëllezër dhe ish-polici Malko u përfshinë në një konflikt të ashpër fizik mbrëmjen e datës 14 prill 2016, në rrugën “Ismal Alla”, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Dyshohet se palët janë konfliktuar për shkak të një borxhi të pakthyer.

Në atë kohë u bë e ditur se personat e përfshirë në këtë konflikt ishin dy vëllezërit Edmond e Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç dhe ish-punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit, në atë kohë 23 vjeç, Santjago Malko.

Të dyja palët, edhe vëllezërit, edhe ish-polici kishin në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti kishte ndodhur në lokalin e Edmond Lashit.

Malko ka mbetur i plagosur lehtë, pasi është goditur me grusht në hundë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?