Delvini kaplohet nga zjarri

Një tjetër zjarr masiv në afërsi të Delvinës ka përfshirë qindra hektarë kullotë dhe pemë frutore në të dy bashkitë Delvinë dhe Finiq. Pak minuta më parë, zjarri ka hyrë në fshatin Kardhikaq përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë. Deri më tani konfirmohen tri shtëpi dy katëshe të djegura, banorët e dy […]
Pak minuta më parë, zjarri ka hyrë në fshatin Kardhikaq përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë.
Deri më tani konfirmohen tri shtëpi dy katëshe të djegura, banorët e dy prej të cilave nuk gjenden në fshat, shkruan Top Channel.
Shumica e banorëve janë emigrantë dhe forcat për të penguar përparimin e flakëve janë minimale. Në drejtim të fshatit janë nisur disa zjarrfikëse nga Saranda dhe Delvina.
Zjarrfikësit thonë se ndërhyrja po bëhet shumë e vështirë nga era dhe tymi.












