Deda: Nëse LDK dhe VV nuk hyjnë bashkë në zgjedhje, do të fitojë PDK-ja

Deda: Nëse LDK dhe VV nuk hyjnë bashkë në zgjedhje, do të fitojë PDK-ja

Ish-deputeti i Kuvendit, Ilir Deda përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se më e rëndësishme ndryshimi thelbësor I vendit sesa kush duhet të jetë Kryeministër. Deda ka shkruar se PDK mund të na befasojë sërish nëse nuk ka një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së. “Mos të harrojmë që aty dikund, në heshtje, është […]

Deda ka shkruar se PDK mund të na befasojë sërish nëse nuk ka një koalicion parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së.

“Mos të harrojmë që aty dikund, në heshtje, është PDK-ja. Me 2010 PDK inxhinieroi “vjedhjen industriale” të votave dhe “fitoi” në zgjedhje; me 2014 me lehtësi fitoi 30%, edhe pse në sondazhe dilte që do ti merrte 22%; me 2017 në mesnatë u krijua PAN-i. Dhe PDK mund të na befasojë prap tash me 30 gusht kur të deklarohen koalicionet parazgjedhore”, ka shkruar Deda.

Ai ka thënë se ndryshimi mund të ndodhë vetëm nëse në një listë janë edhe Vjosa edhe Albini.

“Ndryshimi me 6 tetor ndodhë vetëm nëse në një listë janë edhe Vjosa edhe Albini. Nëse LDK e VV dalin të ndara në zgjedhje, të gjithë po e shohim potencialin dëmtues të akuzave të ndërsjella (që do të intesifikohen pas 30 gushtit) dhe që do të rezultonin me dalje më të ulët në zgjedhje të njerëzve që janë për ndryshim”, ka shkruar Deda.

Deda ka shkruar se LDK dhe VV duhet të gjejnë zgjidhje, që posti i Kryeministrit të mos jetë pikë ndarëse.

“LDK e VV duhet deomos të gjejnë zgjidhje që pozita e kandidatit për kryeministër mos të jetë shkak i mundësisë së humbur për ndryshimin e madh”, ka shkruar Deda.

Ja statusi i plotë:

“KOSOVA NDRYSHOI” VS. “KRYEMINISTRI I TAKON VETËM PARTISË TIME”

Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një beteje brenda korpusit të votuesve opozitar se kush është më i/e miri/ja, Vjosa apo Albini. Kjo shtyerje e ndërsjellë e opozitës do të ishte normale nëse zgjedhjet e 6 tetorit do të ishin garë vetëm ndërmjet LDK-së dhe VV-së. Por, pasi që në zgjedhje nuk do të marrin pjesë vetëm dy parti – LDK e VV, atëherë lind pyetja: a është më i rëndësishëm ndryshimi thelbësor (opozita e bashkuar në një listë parazgjedhore) apo humbja e mundësisë për këtë ndryshim (dalja e opozitës ndaras në zgjedhje) për shkak të emrit të kandidatit për kryeministër në zgjedhje?

Mos të harrojmë që aty dikund, në heshtje, është PDK-ja. Me 2010 PDK inxhinieroi “vjedhjen industriale” të votave dhe “fitoi” në zgjedhje; me 2014 me lehtësi fitoi 30%, edhe pse në sondazhe dilte që do ti merrte 22%; me 2017 në mesnatë u krijua PAN-i. Dhe PDK mund të na befasojë prap tash me 30 gusht kur të deklarohen koalicionet parazgjedhore.

Gjatë dekadës së kaluar u humbën mundësitë e ndryshimit sepse partitë opozitare nuk mund të bashkoheshin. A me të vërtetë mund të besoj kush që me veprim të njejtë opozitar mund të arrihet rezultat tjetër në zgjedhjet e 6 tetorit?

Ndryshimi me 6 tetor ndodhë vetëm nëse në një listë janë edhe Vjosa edhe Albini. Nëse LDK e VV dalin të ndara në zgjedhje, të gjithë po e shohim potencialin dëmtues të akuzave të ndërsjella (që do të intesifikohen pas 30 gushtit) dhe që do të rezultonin me dalje më të ulët në zgjedhje të njerëzve që janë për ndryshim.

LDK e VV duhet doemos të gjejnë zgjidhje që pozita e kandidatit për kryeministër mos të jetë shkak i mundësisë së humbur për ndryshimin e madh.

Sot e kemi mundësinë historike të ndryshimit, jo pas dy apo pas katër viteve. Gati një dekadë është humbur që të mbrrihet te pika ku shihet që bashkëpunimi i forcave demokratike është kyq për shtetin tonë. Por, nëse nuk gjindet mundësia kreative për menjanimin e ndarjes rreth pozitës së kandidatit për kryeministër, humbës do të jemi të gjithë. Jo vetëm humbës, por edhe përgjegjësit e vetëm për mosndryshim.

(Vazhdon)

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?