Dardan Molliqaj ia merr Vetëvendosjes asambleistin më të votuar

Sekretari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë të ditur se asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, Xhelal Hajrullahu, ka aderuar në PSD. Molliqaj ka thënë se me Hajrullahun ishin së bashku në përpjekjet për një Kosovë më të mirë dhe janë ribashkuar për ti […]
Sekretari i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë të ditur se asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, Xhelal Hajrullahu, ka aderuar në PSD.
Molliqaj ka thënë se me Hajrullahun ishin së bashku në përpjekjet për një Kosovë më të mirë dhe janë ribashkuar për ti realizuar ato përpjekje.
Sipas Molliqajt, anëtarsimet e shumta në PSD, po e konfirmojnë koalicionin fitues.
Xhelal Hajrullahu, asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, sot u bashkua me ne.
Ishim bashkë në përpjekjet tona për një Kosovë më të mirë. Jemi ribashkuar për t’i REALIZUAR ato përpjekje.
Anëtarësimet e shumta në PSD gjithandej Kosovës, po e konfirmojnë Koalicionin Fitues.
100% për Kosovën!
100% për njerëzit!













