Dalin pamjet që u zhdukën minuta pas aksidentit të Princeshë Dianës

Lady Diana u nda nga jeta në një aksident tragjik me makinë në Paris në 31 gusht 1997 në moshën 36 vjeç. Në përvjetorin e 22-të të ndarjes së saj nga jeta në median botërore po dalin detaje të reja rreth kësaj tragjedie që u përfol gjatë dhe duket se do të vazhdojë të përflitet […]
Së fundmi Daily Star ka rikthyer në vëmendje disa foto pak çaste para se princesha të ndëronte jetë. Ajo shikohe të bierë nga makina, pasi tavani i mjetit ku ajo udhëtonte ishte hequr nga goditja. Këto pamje u zhdukën shumë kohë më parë.
Atë natë, Princesha e ndjerë ishte në sediljen e pasme të një Mercedes-i S280 me të dashurin e saj, Dodi Al-Fayed, shoferin Henri Paul dhe Trevor Rees-Jones, anëtar i ekipit të sigurisë së Al-Fayed, ulur në vendet e para.
Rees-Jones, i cili sot njihet me emrin Trevor Rees, pësoi lëndime të jashtëzakonshme, por ishte personi i vetëm që i mbijetoi aksidentit fatal. Princesha Diana, Z. Al-Fayed dhe Z. Paul vdiqën, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar.















