Cakaj në Helsinki, takime me homologët për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Me ftesë të zëvendëspresidentes së Komisionit Europian, Federica Mogherini dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, ministri në detyrë, Gent Cakaj, mori pjesë në një takim jo formal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, formati Gymnich, i cili po mbahet në Helsinki. Ky është […]

Ky është një format i njohur i Presidencave të Këshillit të BE-së në fillim të mandatit të tyre gjashtëmujor, i cili daton që në vitin 1974.

Takimi, pjesë e së cilit janë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, si dhe vendet aspirantë për anëtarësim, është konceptuar si takim jo-formal për diskutime të hapura mes ministrave të jashtëm, për të diskutuar mbi çështjet e rendit të ditës së Bashkimit Evropian.

Ministrat pritet të trajtojnë tema të nxitjes së bashkëpunimit rajonal në fusha të interesit të përbashkët. Ndër to, në diskutim janë çështjet e agjendës evropiane e të rajonit, nismat në kuadër të procesit të Berlinit apo transheve të tjera paralele rajonale, të cilat kanë si objektiv agjendën e zgjerimit.

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Helsinki ka një agjendë të ngjeshur takimesh bilaterale me homologët e tij të vendeve të BE-së, për të diskutuar mbi pritshmërinë për një vendim pozitiv nga Këshilli në tetor 2019 për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë. Gjithashtu, në fokus të takimeve do të jetë edhe situata në rajon dhe marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor./top channel/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?