Bulliqi i përgjigjet Mustafës: E ke dhënë vulën për demarkacion, i ke detyruar deputetët e LDK’së ta votojnë

Ish- deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, është anëtarësuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Për kalimin e tij në VV ka komentuar, Kryetari i LDK-së Isa Mustafa. Mustafa një intervistë tha, se Bulliqi i ka borxh Kosovës. Ai kalimin e tij në AAK e ka parë si diçka personale, por sipas tij Bulliqi e Ramush Haradinaj i […]
Për kalimin e tij në VV ka komentuar, Kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
Mustafa një intervistë tha, se Bulliqi i ka borxh Kosovës. Ai kalimin e tij në AAK e ka parë si diçka personale, por sipas tij Bulliqi e Ramush Haradinaj i kanë borxh Kosovës për kthimin e kufirit në Zhleb dhe Çakorr.
“Është çështje e vullnetit të tij politik, mirëpo Shpëtimi i ka mbetë borxh këtij vendi, çështjen e kufirit me Malin e Zi, ka mbet borxh bashkë me kryeministrin Haradinaj ta kthejë kufirin në Çakorr dhe Zhleb, sepse kanë qenë premtime të mëdha të tyre dhe ato premtime nuk mundet as Bulliqi, as kryeministri t’i mbulojë, njëri me dorëheqje, tjetri me kalim në parti tjetër”, ka thënë Mustafa në intervistë.
Kësaj deklarate Bulliqi i është përgjigjur duke e pyetur Mustafën, se kush e kishte dhënë vulën për këtë.
Ai në një prononcim për Periskopin tha se Isa Mustafa është ai që ka ushtruar presion mbi deputetë për të votuar një gjë të tillë, dhe sipas tij nuk është Bulliqi ai që ka punuar për të dhënë territor.
“ Unë e kam një pyetje për Isa Mustafën, kush e ka dhënë vulën për këtë çështje? Shpejtim Bulliqi nuk ka punuar për të dhënë territor, ka punuar për të mbrojtur territorin. Ndërsa Isa Mustafa ka bërë presion madje te ni pjesë e deputetëve, ku ndikimi i tyre i ka detyruar për të votuar, prandaj Isa Mustafa e dinë peshën dhe vendimet e Kuvendit të Kosovës, në raport me atë që e ka mbrojtë Shpejtim Bulliqi”, ka thënë Bulliqi për Periskopin.
Kujtojmë se Bulliqi ishte caktuar nga kryeministri Haradinaj Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror./Periskopi












