Bislimi për LDK-në: Në asnjë sondazh nuk jeni të parët

Pas konfirmimit se nuk do të ketë koalicion parazgjedhor mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kanë filluar akuzat mes dy partive. Fillimisht, ishte ish-deputetja Arbërie Nagavci ajo që ia përmendi LDK-së zgjedhjet e vitit 2017, bllokun VLAN dhe “tradhtinë” që partia e Isa Mustafës ia bëri VV-së aso kohe. Ndër të tjera, edhe […]
Fillimisht, ishte ish-deputetja Arbërie Nagavci ajo që ia përmendi LDK-së zgjedhjet e vitit 2017, bllokun VLAN dhe “tradhtinë” që partia e Isa Mustafës ia bëri VV-së aso kohe.
Ndër të tjera, edhe zyrtari tjetër i VV-së, Besnik Bislimi nëpërmjet një postimi në Facebook ka sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ai ndër të tjera ka shkruar se në asnjë sondazh në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e para, dhe se në të gjitha sondazhet, Lëvizja Vetëvendosje është fituese.
Ai shtoi se kjo do të qartësonte idenë e bashkëpunimit midis partive, duke lënë të nënkuptohet se Vetëvendosje nuk heq dorë nga posti i kryeministrit.
Ky është postimi i tij i plotë:
Në këto momente shumë të rëndësishme për të ardhmen politike të vendit, një kontribut i madh në largimin e mjegullës dhe megamanipulimit të qytetarëve dhe akterëve politik do të mund të vinte edhe nga institutet që kanë aktivitet primar organizimin e sondazheve serioze me respodentë. Do të ndhmonte shumë nëse do të na tregonin nëse gjendet qoftë edhe një sondazh I vetëm aktual në Kosovë që e nxjerr LDK-në të parën apo qofte edhe një sondazh i vetëm që nuk e nxjerr Lëvizjen VETËVENDOSJE! fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit. Kjo ka mundësi pak a shumë edhe e lehtëson arritjen e marrërveshjes aq të mirëpritur mes VV dhe LDK, sepse ua heq palëve nga dora një pseudoargument që po keqpërdoret pa mëshirë, mes tjerash edhe nga mediat që pozicionimin e kanë brendim dhe obligim. Do të ndihmonte shumë edhe nëse na tregojnë se a ka qoftë edhe vetëm një sondazh serioz që e nxjerrë qoftë PDK, qoftë koalicionin AAK-PSD si lojtar serioz për më lartë se vendin e tretë.












