BIK-u e përjashton hoxhën e njohur “sepse e kishte shkelur Kuranin” (Dok)

Imami Drilon Gashi, thotë se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e ka përjashtuar nga puna si imam i xhamisë në Vitomericë të Pejës – ku ka punuar për dy vjet – me arsyetimin se ka shkelur parimet e Kuranit. Sipas tij, shkak për këtë shkarkim, është bërë një deklaratë e bërë në muajin qershor të […]

Sipas tij, shkak për këtë shkarkim, është bërë një deklaratë e bërë në muajin qershor të vitit 2018, në televizionin Rrokum ku ai ka thënë se “teoria e evolucionit është teoria e vetme bashkëkohore që ka arritur t’iu bëjë ballë furtunave të kohës. Do të thotë argumentet po shkojnë deri tek ajo që evolucioni është fakt”, kishte thënë Gashi.

Në një postim në rrjetin social, Facebook, Gashi ka thënë se ai është shkarkuar para një muaji, mirëpo vendimin e ka marrë ditën e enjte.

“Arsyetimi i tyre çuditërisht thotë se përmes deklaratave të mia, paskam shkelur Kuranin dhe traditën profetike! Ndërsa unë deklaroj që çdo herë jam munduar ta pasoj vetëm argumentin, të vërtetën dhe t’i qëndroj besnik rrugës së drejtë dhe Kuranit”, ka shkruar Gashi.

Sipas tij, në BIK mungon të menduarit racional dhe “nuk u lejohet të mendoni në mënyrë kritike e as të dialogoni”.

“Nuk jam i zhgënjyer pse ma mbyllën derën e Xhamisë, më hodhën në rrugë dhe mbeta i papunë, por më dhemb zemra për këtë sistem të instaluar brenda institucionit më të madh fetar në vend, i cili në këtë mënyrë, katërcipërisht po bie nën ndikimin e ideologjive dhe doktrinave fetare politike të jashtme”, thotë Gashi.

Në mars të këtij viti ai ishte suspenduar nga detyra për një vit./Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?