Besnik Tahiri me akuza të rënda për VV-në dhe LDK-në: Nuk mbështetën reformën në administratë, as zvoglimin e Agjencive

Besnik Tahiri me akuza të rënda për VV-në dhe LDK-në: Nuk mbështetën reformën në administratë, as zvoglimin e Agjencive

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] ka  bërë një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me deklarimet e shumta të partive opozitare që akuzojnë për pushtetin për kapje të shtetit. Në atë status ai hedh akuza serioze ndaj partive opozitare duke i akuzuar se kanë qenë në praktikë kundër ndryshimeve […]

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK] ka  bërë një status në profilin e tij në Facebook në lidhje me deklarimet e shumta të partive opozitare që akuzojnë për pushtetin për kapje të shtetit.

Në atë status ai hedh akuza serioze ndaj partive opozitare duke i akuzuar se kanë qenë në praktikë kundër ndryshimeve të cilat kërkojnë t’i bëjnë vetë, shkruan Periskopi.

Lexojeni të plotë shkrimin e tij:

Është hipokrizi kur partitë që nuk e votuan Pakon e Ligjeve të Reformës së Administratës Publike flasin për depolitizim e çkapje.

Janë po këto parti që për interesa elektorale dëshironin të bllokonin këtë proces që ishte kërkesë nga 2012 në raportin për vendin i Komisionit Evropian.

Ishin këta që nuk mbështetën Racionalizimin (zvogëlimin radikal) të Agjencive, barazinë në pagë dhe vendosjen e rregullit në rekrutim dhe avancim.

Ishin këta që në administatë kishin krijuar 14 mijë tituj për të avancuar politikisht dhe pa meritë dhe kjo u reduktua në 3 mijë.

Vendosja e shtetit në binarë dhe çkapja nuk janë deklaratë, ato kërkojnë guxim, qartësi e vullnet. Ishte Kryeministri që pati guximin dhe vullnetin ta kthej në binarë një sistem që i shërbente partive e jo qytetarëve.

Këtë, jo që po duam ta themi ne, por janë vlerësimet më kredibile që tregojnë këto rezultate:

Indeksi i Bankës Botërore për cilësinë e hartimit të politikave në qeveri: Nga 187 vende Kosova renditet në vendin e 24-të;

Raporti për Kosovën 2019 i Komisionit Evropian thekson se në administratën publike dhe qeverisjen e mirë paketa legjislative e miratuar në shkurt paraqet një reformë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse të shërbimit civil, të funksionimit dhe llogaridhënies së organeve dhe agjencive publike dhe reformë të pagave.

Madje, këto reforma pranohen edhe nga qeveritë më të rëndësishme evropiane, ku ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Heiko Mass thekson: ‘Reformat të cilat janë ndërmarrë nga Kosova janë mbresëlënëse dhe duhet të pranohen’.

Pra, reformat jo vetëm se kanë dhënë rezultate, por ato vlerësohen dhe janë hapat e sigurtë që i hapin Kosovës prespektivën evropiane.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?