BE-ja e gatshme të sjellë monitoruesit e saj, pret kërkesën e autoriteteve kosovare

BE-ja e gatshme të sjellë monitoruesit e saj, pret kërkesën e autoriteteve kosovare

Më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, 6 tetorin e ka shpallur ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Menjëherë pas vendimit të presidentit Thaçi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar përgatitjet për procesin zgjedhor, shkruan lajmi.net. Përveç përgatitjeve, në mbledhjen që […]

Më 6 tetor do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, 6 tetorin e ka shpallur ditë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

Menjëherë pas vendimit të presidentit Thaçi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka filluar përgatitjet për procesin zgjedhor, shkruan lajmi.net.

Përveç përgatitjeve, në mbledhjen që dje e ka mbajtur KQZ-ja, është konstatuar se buxheti i planifikuar për këto zgjedhje është në shumën prej 5 milionë e 698 mijë e 486 euro.

Në këto zgjedhje ashtu sikurse edhe në të kaluarën, përveç monitoruesve vendor, kanë qenë të pranishëm edhe ata ndërkombëtar.

Lidhur me këta të fundit, lajmi.net, ka dërguar pyetje në Zyrën e Bashkimit Evropian të Kosovës, ku është interesuar për numrin e monitoruesve të BE-së që do të jenë në këto zgjedhje.

Përmes një përgjigje me shkrim nga kjo zyrë kanë bërë të ditur se BE-ja është e gatshme që t’i ofrojë përkrahje Kosovës në këtë proces demokratik.

Mirëpo, Zyra e BE-së në Prishtinë ka bërë të ditur se kjo gjë mund të bëhet vetëm nëse presidenti i vendit apo autoritetet kosovare e bëjnë një kërkesë të tillë.

“Bashkimi Evropian ka ofruar përkrahjen e saj të rregullt ndaj procesit demokratik të Kosovës, duke e përfshirë kështu edhe misionin për vëzhgimin zgjedhor  si dhe është i gatshëm ta bëjë këtë edhe në të ardhmen, kuptohet nëse një kërkesë e tillë paraqitet nga Presidenti apo autoritetet e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së dhënë për lajmi.net.

Në anën tjetër, gjatë ditës së djeshme, në mbledhjen që ka mbajtur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim edhe për emërimin akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtar dhe vendor.

Sipas këtij vendimi, dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike dhe organizatave vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe vëzhguesve fillon më 27 gusht dhe përfundon më 27 shtator.

Ndërkaq, dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtar dhe medieve për vëzhgimin e zgjedhjeve fillon më 27 gusht dhe përfundon më 1 tetor. 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?