Banorët e Kamenicës të shqetësuar për mbylljen e shkollave

Banorët e Kamenicës të shqetësuar për mbylljen e shkollave

Duket që edhe ky fillimvit nuk do të jetë pa probleme. Ka ditë që SBASHK-u e vlerëson si shqetësues problemin e mbylljes së paralajmëruar të disa shkollave në komunën e Kamenicës dhe si kundërpërgjigje parasheh greva, madje edhe sosh të përshkallëzuara. Kreu i Komunës së Kamenicës dhe përfaqësuesit e fshatrave këmbëngulin në qëndrimet e tyre. […]

Protestën kundër vendimit të Komunës për mbylljen e shkollave në ditën e parë të vitit të ri shkollor 2019 – 2020 në Karaqevë të Poshtme në Komunën e Kamenicës e kanë paralajmëruar edhe banorët e fshatrave në të cilat është paralajmëruar nga zyrtarët komunalë mbyllja e shkollave.

Kryetari i Bashkësisë Lokale në Karaqevë të Poshtme, Selver Lenjani, ka thënë për “Zërin” se protesta do të mbahet në oborrin e shkollës fillore “Asllan Thaçi”, duke filluar prej orës 08:00 deri në orën 12:00. Duke thënë se mbyllja e shkollave do të thotë hapje e burgjeve, ai ka kërkuar nga qytetarët e komunës së Kamenicës që të bashkohen në protestë, për të kundërshtuar vendimin e kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati. “Me vendimet që ka marrë kryetari i Komunës Qëndron Kastrati për mbylljen e 19 shkollave në komunën e Kamenicës, njëherësh në mesin e tyre është edhe shkolla fillore ‘Asllan Thaçi’, e cila mban emrin e dëshmorit e ka mbi 100 nxënës. Pra në mesin e 19 shkollave është edhe kjo shkollë, mirëpo në brezin kufitar, aty ku duhet të ndihmohet e të investohet ai e ka marrë këtë vendim. Nëse mbyllet kjo shkollë fillore përgatitet zbrazja masive”, ka thënë ai.

Lenjani i ka bërë thirrje kryetarit të Kamenicës që të tërhiqet nga vendimi i tij, derisa ka thënë se banorët e kësaj komune do të mbrojnë shkollat dhe nuk do të lejojnë që ato të mbyllen. “Ky është vendim i gabuar e unë i kërkoj atij që të tërhiqet nga kjo kauzë e dëmshme, nga ky gabim, të mos i mbyllë shkollat, se mbyllja e një shkolle është hapje e një burgu. I nderuar kryetar, tërhiqu nga kjo kauzë. Mos i mbyll shkollat, sepse as në kohën e Aleksandër Rankoviqit nuk kanë mundur t’i mbyllin e as në kohën e Millosheviqit. Ne do të qëndrojmë atje të mbrojmë shkollat tona, sepse jemi munduar për to. Ne do të protestojmë më 2 shtator. Lus të gjithë qytetarët të dalin në vendet e tyre të shkollës”, ka thënë ai.

Ai ka thënë më tej se as në shtetin serb nuk mbyllen shkollat të cilat kanë edhe nga dy e tre nxënës e një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë as në Kosovë. “Sot mbyllet shkolla e më nuk hapet. Në shtetin fqinj në Serbi shkolla fillore është me 25 nxënës prej klasës së parë në klasën e tetë. Serbia ka shkolla edhe me dy e tre nxënës e ne nuk po jemi në gjendje të mbajmë shkollë me 100 nxënës”, ka shtuar ai.

Zyrtarë nga Komuna e Kamenicës përmes një njoftimi për medie ditë më parë kanë bërë të ditur se nga shtatori nxënësit e kësaj komune nuk do të ndajnë më klasën vetëm me mësuesin ose me dy-tre shokë të tjerë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?