Asteroidi gjigant muajin tjetër do të kalojë pranë Tokës – Nasa tregon për rrezikun

Një asteroid gjigant pritet të kalojë afër Tokës muajin e ardhshëm, sipas Nasa-s. Asteroidi 2000 QW7 është mes 290 deri në 650 metra i gjatë dhe do t’i afrohet Tokës më datën 14 shtator. Sa për krahasim, ndërtesa më e madhe në Londër është 310 metra, ndërsa ndërtesa më e madhe në botë – Burj […]
Asteroidi 2000 QW7 është mes 290 deri në 650 metra i gjatë dhe do t’i afrohet Tokës më datën 14 shtator.
Sa për krahasim, ndërtesa më e madhe në Londër është 310 metra, ndërsa ndërtesa më e madhe në botë – Burj Khalifa në Dubai – është 828 metra. Domethënë, kemi të bëjmë me një asteroid goxha të madh që në rast të përplasjes do të shkaktonte dëme të mëdha në tokë.
Qendra e Nasas ka zbuluar që asteroidi po fluturon me një shpejtësi prej 14 mijë e 400 miljesh për orë dhe do të kalojë vetëm 3,3 milionë milje nga toka.
Çdo trup qiellor që fluturon brenda 92,9 milionë miljeve afër tokës konsiderohet si objekt afër Tokës.
Agjencia hapësinore amerikane tha që nuk kishte rrezik që asteroidi do të përplasej me tokën, por shefi i Nasas Jim Bridenstine ka paralajmëruar më herët se mund të ketë ndonjë asteroid vdekjeprurës në të ardhmen e afërt. /Periskopi