Arrijnë arkivat osmane, urdhrat për Ali Pashanë – si u dëbuan shqiptarët e Moresë

Arrijnë arkivat osmane, urdhrat për Ali Pashanë – si u dëbuan shqiptarët e Moresë

Kanë ardhur rreth 350 mijë dokumente të reja në Arkivin Qendror Shtetëror në Shqipëri, që i përkasin periudhës së shekullit 15 deri në atë 20. Të gjitha këto janë dokumente historike dhe administrative që do të vihen në shërbim të studiuesve shumë shpejt. Këto dokumente i përkasin më së shumti periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe […]

Kanë ardhur rreth 350 mijë dokumente të reja në Arkivin Qendror Shtetëror në Shqipëri, që i përkasin periudhës së shekullit 15 deri në atë 20. Të gjitha këto janë dokumente historike dhe administrative që do të vihen në shërbim të studiuesve shumë shpejt.

Këto dokumente i përkasin më së shumti periudhës së Rilindjes Kombëtare dhe janë dhurim i Arkivit Qendror Osman që ndodhet në Stamboll.

“Dokumenti më i vjetër daton më 8 shkurt 1455 dhe është një regjistër që përfshin timare ku përfshihen qytete shqiptare si Prizreni, Janina dhe Elbasani. Ndër materialet që Arkivi ka marrë edhe urdhëresa që i është dërguar Mytaserifëve të Ohrit, Vlorës, Delvinës, Bosnjës dhe Podgoricës për arrestimit e Mytaserifit të Shkodrës Mahmut Pashës dhe vëllait të tij Ahmet Pashës, pra të Bushatllinjve, për shkak se kanë bashkëpunuar me kryengritësit shqiptarë dhe ata malazezë. Po ashtu në mesin e këtyre dokumenteve ndodhet edhe fermani me këshilla administrative që i është sjellë Ali Pashë Tepelenës për të siguruar rregullin dhe qetësinë në kalatë e Pargës, të Prevezës, të Dubnicës, që u rimorën prej francezëve. Po ashtu një ndër dokumentet është edhe shkresa e përgjegjësit të Moresë Ahmet Pashës, ku urdhërohen pashallarët për të mos lejuar kthimin e shqiptarëve të shpërngulur në More”, shprehet Ardit Bido.

Në këto dokumente nuk përfshihen ato pronësore.

“Ka dokumente rrethanore pronësore. Një pjesë e vogël timarësh që gjendet në arkivat historikë. Tapitë në vetvete nuk janë pjesë e arkivit historik të Stambollit. Janë pjesë e një institucioni tjetër. Kemi vite që punojmë në këtë drejtim, por nuk mund të them një rezultat për të”, shton më tej Bido.

Këto dokumente do të vihen në shërbim të studiuesve vitin tjetër./tch

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?