Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Policia ka arrestuar sot një person të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë” që ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Bëhet e ditur se policia ka arritur të identifikojë tre personat e dyshuar të përfshirë në rastin e mbrëmshëm, dhe me urdhër të prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer […]
Policia ka arrestuar sot një person të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë” që ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Bëhet e ditur se policia ka arritur të identifikojë tre personat e dyshuar të përfshirë në rastin e mbrëmshëm, dhe me urdhër të prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në tri lokacione.
Në njërën prej lokacioneve policia ka gjetur dhe arrestuar F.M, mashkull, 39- vjeç, shtetas i Kosovës.
Gjithashtu nga ana e hetuesve policorë është sekuestruar një veturë e tipit BMW, e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policorë janë në kërkim të dy personave të tjerë që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.












