Arrestohen dy persona si të dyshuar për plagosjen e menaxherit të Feros

Policia e Kosovës ka arrestuar sot, dy të dyshuar për plagosjen e menaxherit të On Records, Met Elshani. Rasti është konfirmuar për për Periskopin nga zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti. Ajo tha se sot janë arrestuar dy persona me inicialet A.L dhe D.K të cilët kanë qenë në kërkim për “tentim vrasje”. “Rreth orës 16:30 […]
Rasti është konfirmuar për për Periskopin nga zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti.
Ajo tha se sot janë arrestuar dy persona me inicialet A.L dhe D.K të cilët kanë qenë në kërkim për “tentim vrasje”.
“Rreth orës 16:30 nga njësiti i reagimit të shpejt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë janë arrestuar dy persona te dyshuar (me inicialet A.L dhe D.K ), të cilët kanë qenë në kërkim policor për një rast “tentim vrasje”. Aktualisht hetuesi janë duke ndërmarrë të gjitha masat konform autorizimeve ligjore, ndërkohë që personat e dyshuar janë duke u intervistuar”, ka thënë Ahmeti.
Mësohet se i dyshuari kryesor është Adhurim Lepaja, i cili ishte arrestuar edhe me datën 17 Maj por për shkak të plagës së marrë, i dyshuari në fjalë ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ku edhe ruhej nga gardianët.
Edhe pse në masë të paraburgimit, Adhurim Lepaja kishte arritur që të arratisej nga spitali pasi që dyshohet se gardianët që kujdeseshin për të, pas konsumimit të pijeve që iu kishin shërbyer, kishin rënë në gjumë, duke i dhënë hapësirë kështu të dyshuarit të ikte nga Klinika Ortopedike.
Policia kishte njoftuar opinionin se të dy zyrtarët policor ishin shoqëruar për në stacion për të zbardhur rastin se si erdhi deri tek arratisja e të dyshuarit kryesor, përderisa të dy ishin suspenduar nga detyra./Periskopi












