Armend Gashi për aderimin e tij: Dua të dijë se çka po ndodh në vend

Stilisti, Armend Gashi, ka treguar arsyet se pse aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Periskopi Ai tha se kush do që mundet me kontribu për partitë politike duhet t’i hyjë politikës. “Nëse beson në diçka që mundesh me jep për parti është mirë. Këto aderime të mos jenë shitëse të imazheve, që e bëjnë vetëm për […]
Ai tha se kush do që mundet me kontribu për partitë politike duhet t’i hyjë politikës.
“Nëse beson në diçka që mundesh me jep për parti është mirë. Këto aderime të mos jenë shitëse të imazheve, që e bëjnë vetëm për imazh.
Gashi tha se një ndër arsyet pse e ka marrë këtë vendim është se dëshiron të dijë më shumë se çka ndodh në vend.
“Duhet të vetëdijesohemi se çka po ndodh në vend, kjo është një ndër arsyet që m’ka shty me marrë këtë hap”, tha ai në Debat Plus.
Tutje, ai tha se Populli ka nevojë për një ndryshim dhe nuk do të jetë në listën për deputet./Periskopi/