Alternativa nuk lidh koalicion me Vetëvendosjen

Alternativa nuk lidh koalicion me Vetëvendosjen

Alternativa që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila, përmes një njoftim për media ka njoftuar se nuk ka arritur koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Si arsyetim për mos lidhjen e koalicionit mes VV-së dhe Alternativës thuhet të jetë mos pranimi i identitetit të Alternativës nga VV. Deri më tani VV nuk ka arritur të bëjë koalicion parazgjedhor as […]

Si arsyetim për mos lidhjen e koalicionit mes VV-së dhe Alternativës thuhet të jetë mos pranimi i identitetit të Alternativës nga VV.

Deri më tani VV nuk ka arritur të bëjë koalicion parazgjedhor as me LDK-në, përderisa LDK ka refuzuar ofertën e LDK-së për koalicion ku cilido nga kandidatët mes Kurtit dhe Osmanit të marrë vota më shumë do të bëhej kryeministër.

Njoftimi i plotë nga Alternativa:

Të dashur miq e përkrahës,

Përderisa po afron afati i fundit për mundësitë e certifikimit të koalicioneve parazgjedhore, më lejoni të ju komunikojë se Alternativa NUK ka arritur marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

Arsyeja e këtij rezultati është mospranimi i identitetit të Alternativës nga ana e VV-së.

Nga komunikimet e mia direkte me Kryetarin e VV-së, Albin Kurti, dje jam njoftuar për herë të parë zyrtarisht, se pjesëmarrja jonë në zgjedhje në listë të përbashkët, kushtëzohet me inkuadrimin tonë në listë të VV-së pa shenja dhe emërtim zyrtar të Alternativës si pjesë e koalicionit.

Të dashur miq,

Alternativa si parti e re ka kaluar dhe po kalon në sfida të ndryshme, por një ka qenë konsistente dhe mbetet gjithmonë për ne: të qëndruarit besnik vlerave dhe parimeve liberal demokrate.

Njerëz të përkushtuar dhe profesionist rrugëtojnë me ne në këtë identitet i cili nuk mund të humbet me kushtin e pjesëmarrjes në një listë zgjedhore.

Ne jemi parti e vlerave shtetëndërtuese dhe mbesim të përkushtuar të punojmë për shtetin e Kosovës pjesë e familjes Evropiane.

Ne kemi besuar në krijimin e një blloku të përbashkët me synim ndryshimin e situatës aktuale në Kosovë. Asnjëherë dhe askënd nuk e kemi kushtëzuar me pozita në listë, me pozita në qeverisje pas zgjedhjeve dhe as me favore tjera në dëm të interesit të vendit.

Të vetmen kërkesë legjitime dhe bazike e kemi, të jetë e njohur prezenca jonë në procesin zgjedhor dhe në partneritet me partitë tjera si dhe bashkërendimi i pikave programore për qeverisje.

Oferta për koalicion kemi pasur edhe nga partitë tjera, por, ende nuk ka vendim për koalicion parazgjedhor.

Në rastin e fundit dhe në mos mundësi të arritjes së një marrëveshje me njëren nga partitë e opozitës, ne jemi të përkushtuar të garojmë vetë me përkushtim të prezantimit të programit qeverisës progresiv dhe me bazë të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie.

Ju faleminderit për interesimin dhe besimin në Alternativë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?