Aksident në mes veturës dhe motoçikletës, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur para pak minutash tek ‘Parku i Qytetit’ në Prishtinë. Një person me skuter është goditur nga një veturë, transmeton Indeksonline. Siç shihet në këto pamje të Indeksonline, vozitësi i skuterit nga goditja ka dalë jashtë rrugës, në trotuar. Sipas dëshmitarëve, ai momentalisht është pavetëdije. Ndërsa, qytetarët po mundohen t’i ofrojnë ndihmë. […]
Një aksident ka ndodhur para pak minutash tek ‘Parku i Qytetit’ në Prishtinë.
Një person me skuter është goditur nga një veturë, transmeton Indeksonline.
Siç shihet në këto pamje të Indeksonline, vozitësi i skuterit nga goditja ka dalë jashtë rrugës, në trotuar.
Sipas dëshmitarëve, ai momentalisht është pavetëdije.
Ndërsa, qytetarët po mundohen t’i ofrojnë ndihmë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë për Periskopin deklaroi se në aksident të përfshira janë një veturë dhe një motoçikletë. “Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, pëtfundon Ahmeti./Persikopi/













