Ahmeti: Sa isha në Vetëvendosje, më pyesnin ”a e ke rrëzu ende bustin e Rugovës”

Kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, në Debat Plus të RTV Dukagjini ka deklaruar se sa ishte në lëvizjen Vetëvendosje e pyesnin, siç thotë ai për hajgare, a e ke rrëzu ende bustin e Ibrahim Rugovës në Prishtinë apo ende jo. Tash, sipas tij, kur po bisedojnë për koalicion parazgjedhor me LDK-në kanë filluar të ndryshojnë […]
Tash, sipas tij, kur po bisedojnë për koalicion parazgjedhor me LDK-në kanë filluar të ndryshojnë qëndrim.
Sipas tij, duke u bazuar se sa e njeh liderin e VV’së, Albin Kurtin, ky i fundit nuk do ta jep postin e mandatarit.
“Nuk kam komunikim me VV por duke e njoftë Albinin, ai nuk heq dorë nga kryeministri. Po të mos ishte ky kusht, VV më 2017 do të ishte në Qeveri”, tha Ahmeti.
Tutje ai foli edhe për dallimet mes LDK’së dhe VV’së e që sipas tij, koalicioni do të jetë i pamundur pasi që secila prej tyre e duan postin e kryeministrit.
“Me heq dorë LDK nga Vjosa Osmani dy ditë pasi e kanë kandidu, është e pamundur. Nuk e kanë synim ndryshimin por kush po i del përpara kujt. LDK është për asociacion, VV është kudnër. Nuk më kujtohet një politikë ku këto dy parti kanë qenë bashkë”, përfundon Shpend Ahmeti./Persikospi/












