AGK dënon gjuhën linçuese të Sami Kurteshit ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Sami Kurteshi, pasi ky i fundit me anë të një shkrimi në Facebook ka akuzuar dy gazetarët Mentor Shala dhe Ridvan Berisha për propagandë mediale ndaj vdekjes së dyshimtë të aktivistit Astrit Dehari. AGK ka shkruar se linqimi ndaj dy gazetarëve të RTK-së […]
AGK ka shkruar se linqimi ndaj dy gazetarëve të RTK-së nga ana e Sami Kurteshit është i papranueshëm.
“Linçimi publik i bërë nga Sami Kurteshi ndaj ish Drejtorit të Radiotelevizionit të Kosovës Mentor Shala dhe ish kryeredaktorit të këtij mediumi Ridvan Berisha, për AGK është i papranueshem. Në një postim ne rrjetet sociale ku Kurteshi komenton vdekjen e Astrit Deharit në burg, shkruan pos tjerash se “Të gjitha këto veprime kriminale politiko-policore, u mbuluan me propagandën më të egër mediale gebelsiane të udhëhequr nga Mentor Shala dhe Ridvan Berisha, drejtor gjegjësisht redaktor të RTK, të përcjellur me besnikëri nga disa media elektronike, të shkruara dhe audio-vizuele.”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK ka ftuar Sami Kurteshin të tërheq postimin dhe të kërkoj falje.
“AGK fton Sami Kurteshin që të tërheq postimin e tij, te distancohet nga ky linçim dhe te kërkoj falje publike”, thuhet në reagimin e AGK-së.
https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/2356353654432703












