Afër koalicioni qeveritar që lë jashtë Salvinin: Partia e tij iu bën thirrje njerëzve të dalin në rrugë

Aleatët e Matteo Salvinit iu kanë kërkuar mbështetësve që të dalin në rrugë për të protestuar ndaj formimit të qeverisë së re në Itali që mund t’ia marrë pushtetin nga duart. Lëvizja Pesë Yjet, ish partneri qeveritar i z.Salvini, duket se është afër një koalicioni të ri qeveritar me Partinë e qendrës së majtë pasi […]
Aleatët e Matteo Salvinit iu kanë kërkuar mbështetësve që të dalin në rrugë për të protestuar ndaj formimit të qeverisë së re në Itali që mund t’ia marrë pushtetin nga duart.
Lëvizja Pesë Yjet, ish partneri qeveritar i z.Salvini, duket se është afër një koalicioni të ri qeveritar me Partinë e qendrës së majtë pasi qeveria kolapsoi javën e kaluar.
Mediat italiane kanë raportuar që Demokratët ishin të përgatitur për një koalicion të ri që do ta bënte Giuseppe Conten, që u dorëheq nga pozita e kryeministrit javën e kaluar, të rivendosej në atë detyrë sërish, shkruan The Telegraph, përkthen Periskopi.
Partia e z.Salvini, Liga, është e tërbuar duke treguar se partia i kishte fituar 34 për qind të votave nacionale në zgjedhjet parlamentare evropiane që u mbajtën në muajin maj. Në zgjedhjet eventuale kjo parti thuhej se mund t’i fitonte deri në 39 për qind të votave.
“Le të shpresojmë që nëse koalicioni mes Demokratëve dhe partisë Pesë Yjet formohet, njerëzit të dalin në kryengritje sa më shpejt,” tha Alessandra Locatelli, ministre e partisë së Salvinit.












