Ademi qeshë me stilistin që iu bashkua VV’së: Albin Kurti nuk jeton në kushte simbolike, siç thua ti

Stilisti Armend Gashi është munduar sonte të ngrit figurën e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, së cilës iu bashkua para disa ditësh, transmeton Periskopi. Ai sonte u përpas me aktorin Fisnik Ademi, i cili iu bashkua PDK’së. Teksa Gashi po jepte fjalë të mëdha për VVa’në, Ademi nisi të qeshë. Nuk janë kushte simbolike kur ke […]
Ai sonte u përpas me aktorin Fisnik Ademi, i cili iu bashkua PDK’së.
Teksa Gashi po jepte fjalë të mëdha për VVa’në, Ademi nisi të qeshë.
Nuk janë kushte simbolike kur ke banesë 400 mijë euro, në llogari 100 mijë euro’’, tha Ademi.
‘’Mos ma luaj gjynahin sepse janë fakte. Është qesharake me mundu me e përly Albinin’’, tha në anën tjetër stilisti Gashi.
Gashi tha se një ndër arsyet pse e ka marrë këtë vendim është arsyeja të di më shumë se çka ndodh në vend.
“Duhet të vetëdijesohemi se çka po ndodh në vend, kjo është një ndër arsyet që m’ka shty me marrë këtë hap”, tha ai në Debat Plus.
Tutje, ai tha se Populli ka nevojë për një ndryshim dhe nuk do të jetë në listën për deputet.
Ndërsa Fisnik Ademi tha se PDK është e vetmja parti që është marrë me kulutrën./PERISKOPI/












