Abrashi: Qytetarët nuk ikën nga Kosova shkaku i LDK’së por shkaku i PDK’së

Sekretari i LDK’së, Arban Abrashi ka komentuar kohën kur Kosova u ballafaqua me një eksod të madh ku i madh e i vogël u mobilizuan të largoheshin nga vendi për një jetë më të mirë, shkruan Periskopi. Sipas Abrashit, ikja e kosovarëve në atë kohë nuk mund të mbetet si përgjegjësi e keqqeverisjes së LDK’së, […]
Sekretari i LDK’së, Arban Abrashi ka komentuar kohën kur Kosova u ballafaqua me një eksod të madh ku i madh e i vogël u mobilizuan të largoheshin nga vendi për një jetë më të mirë, shkruan Periskopi.
Sipas Abrashit, ikja e kosovarëve në atë kohë nuk mund të mbetet si përgjegjësi e keqqeverisjes së LDK’së, pasi që kjo parti kishte vetëm dy muaj që kishte ardhë në pushtet.
“Ajo ka ndodh dy muaj pas ardhjes në pushtet të LDK’së. Ne kemi punuar dy-tre muaj me Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi fokusu pjesën ma të madhe të fondeve për rini”, tha Abrashi.
“Sikur të kishte vazhduar ky sistem edhe në Qeverinë Haradinaj do të kishte rezultate më të mira”, përfundon Abrashi./Periskopi/












