Abdullahu: Situata aktuale VV – LDK po i jep poena politikë PDK-së

Abdullahu: Situata aktuale VV – LDK po i jep poena politikë PDK-së

Analisti politik Faton Abdullahu, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës është duke përfituar poena politik ndaj situatës në të cilën gjendet aktualisht Lidhja Demokratike e Vetëvendosja. Abdullahu në Info Magazinën e sotme, shtoi se duke pasur zbehje për një marrëveshje të përbashkët mes LDK-së e VV-së po iu humb atyre bazën për të ndërtuar […]

Analisti politik Faton Abdullahu, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës është duke përfituar poena politik ndaj situatës në të cilën gjendet aktualisht Lidhja Demokratike e Vetëvendosja.

Abdullahu në Info Magazinën e sotme, shtoi se duke pasur zbehje për një marrëveshje të përbashkët mes LDK-së e VV-së po iu humb atyre bazën për të ndërtuar kauzën e përbashkët, njofton Klan Kosova.

”Jemi të shtrënguar që të jemi pragmatik. Ne është dashtë të nxjerrim mësim sepse edhe në Qeverinë Haradinaj ishte mungesa e prirjes për të dialoguar siç duhet”.

”Si ka mundësi të mos pajtohen për kryeministër, kur kauza për të cilën pretendojnë të dy partitë është e njëjta. Konsideroj që sipas sondazheve mes LDK-së e VV-së, LDK del më e madhe. Ndërsa qasja se kush duhet të jetë kryeministër, dashtë e pa dashtë, shumë poena politikë shkojnë tek PDK e cila ka qasje shumë më konfidente dhe përleshja që e bënë VV e LDK po i humb bazën për të ndërtuar kauzën e tyre”.

Faton Abdullahu po ashtu ka potencuar se çështja e koalicioneve do të ndryshojë pas procesit zgjedhor, porse të gjitha partitë politike duhet që të zgjedhin një kryeministër konsnesual në mënyrë që unik të ballafaqohen me Serbinë, njofton Klan Kosova.

”Çështja e koalicioneve pas zgjedhjeve do të jetë muhabet tjetër. Duhet forca politike që do të bëhen bashkë për t’ju vënë në dialog Serbisë. Ka shumë politikanë në mënyrën si po i qasen votuesit kosovarë, po e trajtojnë si biondinë barcoletash. Duke pasur parasysh një temë krejt tjetër, kemi disa kandidatë që janë prezentuar nga forcat e ndryshme por pas zgjedhjeve ku do të hyjnë në dialog me Serbinë, nuk do të jetë në asnjë variantë një forcë politike apo koalicion se do t’i hyj e vetme dialogut”.

”Cili është nga këta kryeministra apo ajo forcë politike që do të ketë guxim ta çojë e vetme kandidatin e tyre për tu marrë me dialogun me Serbinë. Forcat politike, pas zgjedhjeve duhet ta gjejnë një formulë, dhe një kryeministër konsensual që të bëhen unik për tu përballur me Serbinë sepse kjo është vitale”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?