A do të bashkohet Mimoza Kusari me LDK-në?

Përmes një lidhje direkte në Debat Plus të RTV Dukagjinit, zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa tha se vetëm me LVV-në kanë pasur diksutime për koalicion, përcjellë Periskopi. Ai u pyet nëse kanë pasur ndonjë takim me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusarin për tu bashkuar në koalicion, gjë për të cilën tha se nuk ka ndonjë […]
Ai u pyet nëse kanë pasur ndonjë takim me kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusarin për tu bashkuar në koalicion, gjë për të cilën tha se nuk ka ndonjë informacion.
“Në këto momentet nuk kam ndonjë informatë, ndonjë kontakt direkt mes LDK-së dhe Alternativës, kemi marr një aprovim që me mendatitmin e Vjosa Osmanit për kryeministre të vazhdojmë me diskutime me Vetëvendosjen, por nuk kemi pasur diskutime me Partitë e tjera”, tha Mustafa. /Periskopi












