A do ta udhëheq Ditmir Bushati Vetëvendosjen e Shqipërisë?

A do ta udhëheq Ditmir Bushati Vetëvendosjen e Shqipërisë?

Koordinatori i shkarkuar politik i Shkodrës synon kryesimin e degës së “Vetëvendosjes” së Albin Kurtit në Tiranë, mbajti qëndrim kundër planeve SHBA-BE për Kosovën Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka rritur protagonizmin e tij politik javët e fundit, duke artikuluar kritika në adresë të drejtuesve të Partisë Socialiste dhe sidomos kryeministrit Edi Rama. Dalja në […]

Koordinatori i shkarkuar politik i Shkodrës synon kryesimin e degës së “Vetëvendosjes” së Albin Kurtit në Tiranë, mbajti qëndrim kundër planeve SHBA-BE për Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka rritur protagonizmin e tij politik javët e fundit, duke artikuluar kritika në adresë të drejtuesve të Partisë Socialiste dhe sidomos kryeministrit Edi Rama. Dalja në skenë e Bushatit në rolin e oponentit të qeverisë përkon me humbjen e privilegjeve, fillimisht si Ministër i Jashtëm dhe më pas edhe si koordinator politik në kryeqendrën e Veriut, Shkodër, pas rezultatit dramatik në zgjedhjet e fundit. Mbrëmjen e së mërkurës, Bushati ishte protagonist i debateve të forta në mbledhjen e Kryesisë së PS, teksa kërkoi të mbahej përgjegjësi për Valdrin Pjetrin dhe Tom Doshin, ndonëse muaj më parë, vetë i kishte vlerësuar maksimalisht.

Më parë, pasi u shkarkua si ministër, Bushati akuzoi PS si arrogante, duke e ngarkuar me përgjegjësi për bojkotin e Kuvendit dhe djegien e mandateve nga PD-LSI, për llogarinë e tyre politike. Bushati kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj një vendimi të Parlamentit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për Shqipërinë, vendim i cili, ashtu siç edhe pritej, u hodh poshtë lehtësisht nga KE. Por, Bushati tha se “Do të ishte mendjelehtësi të injoronim mesazhin që vjen prej kësaj nisme të Parlamentit holandez”, duke shigjetuar kështu Ramën, në përpjekje për krijimin e një profili të ri në PS. Po çfarë fshihet pas këtij protagonizmi politik të Ditmir Bushatit, shpeshherë i sforcuar dhe me dy standarde? Burime për Shqiptarja.com kanë sinjalizuar se Bushati po përgatit terrenin për t’u vetëlarguar nga Partia Socialiste.

Por, krahas planit për t’u larguar, Ditmir Bushati pritet t’i bashkohet një projekti të ri politik në Shqipëri. Konkretisht flitet për një plan të mundshëm të Ditmir Bushatit për të marrë drejtimin e degës së Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri. Madje duket se Bushati po e shfrytëzon të gjithë këtë situatë, duke nxitur debate dhe replika artificiale me kryeministrin Edi Rama, për këtë ambicie politike. Në prill të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë u shtri zyrtarisht edhe në Shqipëri. Dega funksionon deri më tani me një bord drejtues, ndërsa në krye të saj me shumë gjasa pritet të zgjidhet Ditmir Bushati, i cili po distancohet gradualisht nga Partia Socialiste, ndërsa është përpjekur të krijojë terrenin për këtë kapërcim politik, duke e identifikuar veten si kundërshtar të idesë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Kalimi i mundshëm tek Vetëvendosja

Ditmir Bushati pritet të përdorë shkarkimin si ministër të Jashtëm si argument shtesë për të marrë drejtimin e degës së Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri. Ndonëse qeveria shqiptare nuk ka shprehur deri më sot asnjë qëndrim as apo pro dhe as kundra aspekteve të ndryshme të një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Bushati e paraqiti shkarkimin e tij si ndëshkim për qëndrimin kundër një marrëveshjeje të tillë. Ky qëndrim i Bushatit përkon me atë të Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë/Shqiptarja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?