A do ta djegë Isa Mustafa Vjosa Osmanin, ashtu siç e dogji VLAN-in?

Albin Kurti i ka hapur letrat e fundit për një koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pak orë para se të përfundojë afati zyrtar për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhor në KQZ. Lideri i Vetëvendosjes i ka dërguar një letër publike Isa Mustafës, në të cilën propozon që VV dhe LDK ta lidhin një koalicion […]
Lideri i Vetëvendosjes i ka dërguar një letër publike Isa Mustafës, në të cilën propozon që VV dhe LDK ta lidhin një koalicion pa Kandidat për Kryeministër, por që ai të vendoset nga votuesit brenda listës së përbashkët zgjedhore.
“Le të garojmë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Pra, znj.Vjosa Osmani, ose, kandidati ynë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, varësisht cili merr më shumë vota. Me këtë rast ne shprehim gatishmëri për një koncesion të madh: në listën zgjedhore nr.1 të jetë znj.Vjosa Osmani, kurse nr.2 kandidati ynë të cilin e vendos Këshilli ynë i Përgjithshëm (e të cilin për hir të korrektësisë ndaj bisedimeve tona ne ende nuk e kemi mbajtur). Numri 1 në listën garuese është bartës liste kurse numri 2 është përfaqësues i koalicionit”, ka shkruar nder të tjera Kurtin ë letrën e tij.
Me këtë veprim, Albin Kurti tani e ka lënë topin në fushën e LDK-së për një përgjigje. Isa Mustafa mbetet të tregojë nëse do ta pranojë këtë ofertë nga Kurti dhe kështu do ta djegë Vjosa Osmanin, ashtu siç e dogji në vitin 2014 grupimin opozitar VLAN për të shkuar në një koalicion me PDK-në në të cilin ai u bë Kryeministër.












