‘Nusja e Preshevës’ dhe ‘argati i ndarjes së Kosovës’ bëhen bashkë

‘Nusja e Preshevës’ dhe ‘argati i ndarjes së Kosovës’ bëhen bashkë

Sot u panë bashkë në një konferencë dhe shumë të afërt. Por saktësisht një vit më parë Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kishin drejtuar akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit për ndarje të shtetit. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haziri, e kishte kritikuar bashkëpartiaken e tij, Osmanin, në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve […]

Sot u panë bashkë në një konferencë dhe shumë të afërt.

Por saktësisht një vit më parë Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri kishin drejtuar akuza të rënda ndaj njëri-tjetrit për ndarje të shtetit.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haziri, e kishte kritikuar bashkëpartiaken e tij, Osmanin, në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve sa i përket Luginës së Preshevës.

Në një status të tij të publikuar, Haziri iu ishte drejtuar Osmanit me fjalët “nuse e Preshevës” dhe se sipas tij ajo po “shet mend  për vota”, njofton Klan Kosova.

“Nuk po çuditna me Armend Zemajn e Haxhi Avdylin, por po çuditna me këtë nusen e Preshevës, vendlindjes së Idriz Seferit, e cila po shet men te Boletini i Kosovës, tue harrue vendlindjen e kolosit të Karadakut që sot gjendet në Serbi”.

“Po i kallxoj asaj dhe krejt atyne që ‘shesin men’ për vota se qysh e kam pru simbolikisht Idriz Seferin n’Gilan, kam me e pru edhe vendlindjen e tij në Kosovë, Preshevën. Kam me e pru edhe Bujanocin, edhe Medvegjën, edhe autostradën, e edhe hekurudhën”.

“Kosova Lindore ka me qenë Kosovë. Tash asht koha. E kemi amanet me e ba të mundun. Kush e konteston këtë fakt, fort marre duhet me i ardhë!”

Reagimi i Osmanit për këtë çështje ishte i menjëhershëm në profilin e saj në Facebook.

“Para se të jem nuse e Preshevës, unë jam bijë e Mitrovicës. Atyre që i bëjnë argat idesë së ndarjes do u thosha marre ju koftë, por kurrë në jetën e tyre s’kanë pasur as marre e as fytyrë”. 

“Askush s’ka çka çuditet nga qëndrimet e mia, sepse ato janë qëndrime të LDK-së, të mbrojtjes së integritetit territorial, kushtetutës e deklaratës së pavarësisë dhe paqes dhe sigurisë në rajon, e të vulosura në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

“Këto qëndrime nuk janë vetëm te miat, Armend Zemajt e Haxhi Avdylit, por janë të Kryesisë së LDK-së, degëve të LDK dhe gjithë Grupit Parlamentar te LDK-se. Por mbi te gjitha janë qëndrime që mbrojnë shqiptaret e Luginës nga gënjeshtrat e mashtrimet tuaja e te Hashimit”.

“Qytetaret e Presheves, Medvegjes e Bujanocit nuk perbijne me dot kurthe qe ju dhe Thaci ua servoni, nuk lejojne qe dinjiteti i tyre te perdoret per perfitime tuajat.  Per fund, ju pershendes me keto fjale te heroit Isa Boletini nga viti 1901”.

Por duket se tashmë dyshja e LDK-së kanë lënë gjithçka mbrapa – kushtu së paku tha sot Vjosa Osmani, kandidatja për kryeministre e kësaj partie.

“Unë jam krenare që jam nuse e Preshevës, jam poashtu krenare që gjatë gjithë verës jetoj në komunën e Gjilanit që udhëhiqet nga kryetari Lutfi Haziri. Të gjitha barriet e komunikimit që i kemi pasur janë tejkaluar dhe nuk do të lejojmë asesi që ato të ndodhin sërish”.

Haziri i dha mbështetjen e plotë, dukë thënë se ajo do të jetë jo vetëm kandidatja për kryeministre, por edhe kryeministrja e ardhshme e Kosovës./KlanKosova/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?