7 arsye pse divorci është më i mirë se një martesë që ka mbaruar me kohë

7 arsye pse divorci është më i mirë se një martesë që ka mbaruar me kohë

Kur martohemi, ndihemi absolutisht të sigurt që kemi gjetur ‘të duhurin’. Por, statistikat tregojë rezultate të ndryshme. Ndonjëherë e kemi të vështirë të pranojmë se të qenit ‘të lumtur përgjithmonë’ nuk po funksionon, por nuk duhet të mërzitemi sepse ka shumë gjëra pozitive që divorci sjell në jetën tonë. Nëse po kaloni një periudhë të […]

Kur martohemi, ndihemi absolutisht të sigurt që kemi gjetur ‘të duhurin’. Por, statistikat tregojë rezultate të ndryshme. Ndonjëherë e kemi të vështirë të pranojmë se të qenit ‘të lumtur përgjithmonë’ nuk po funksionon, por nuk duhet të mërzitemi sepse ka shumë gjëra pozitive që divorci sjell në jetën tonë. Nëse po kaloni një periudhë të vështirë në jetën në çift dhe nuk shihni të ardhme për ju, ky artikull mund t’ju ndihmojë të gjeni kurajën për t’i dhënë fund një martese që nuk shkon mirë.

Do të keni shansin të takoni ‘të duhurin’

Nëse mendoni se martesa juaj është mbytëse, divorci ju ndihmon të hapni rrugën drejt gjetjes së partnerit të duhur në të ardhmen. Sipas disa studimeve, njerëzit që rimartohen janë më pak të prirur të divorcohen sepse e njohin më mirë veten dhe janë të sigurt për gjërat që kërkojnë tek tjetri.

Mund të investoni energji në rritjen tuaj personale

Gjendja e keqe emocionale në një martesë të dështuar të jep ndjesinë se ke humbur vetveten. Po e shijon jetën tënde? Nëse përgjigja është ‘jo’, ndoshta është momenti të bëni disa ndryshime në jetën tuaj personle. Një martesë e keqe ndoshta ju mban larg gjërave që doni të bëni në jetë.

Do të ndiheni më të lumtur

Kur i jepni fund një martese që nuk funksionon, mund të humbni një partner, por fitoni lumturinë tuaj. Disa studime tregojnë se si burrat, ashtu dhe gratë ndihen më të lumtur deri në 5 vjet pas divorcit sepse ndihen më të kënaqur me jetën e tyre.

Fëmijët tuaj do të jenë më të lumtur

Nëse fëmijët dëgjojnë ironitë dhe debatet tuaja mund të ndihen vazhdimisht të trestuar dhe të ndiejnë mbi shpatulla gjithë tensionin e martesës suaj jo të lumtur. Kështu që nëse nuk doni të rëndoni gjendjen psikologjike të tyre, duhet të gjeni një kompromis. Dhe mos harroni rregullin e artë—një prind i lumtur meriton një fëmijë të lumtur.

Shëndeti juaj do të përmirësohet

Një martesë konfliktuale mund të jetë më e dëmshme për shëndetin sesa të qenit single ose i divorcuar. Dhe nëse nuk jeni ndarë me bashkëshortin/en tuaj që nuk është ‘gjysma juaj më e mirë’, kujtoni që keni një risk të shtuar të sëmundjeve të zemrës, kancerit, artritit, diabetit dhe një sistem më të dobët imunitar. Për më tepër, edhe prerjet apo plagët e vogla do të rigjenerohen 40% më ngadalë.

Do të dukeni më mirë

Edhe pse pas një divorci nuk do t’ju shkonte mendja të mbanit një dietë ose t’i nënshtroheshit një botoksi, përsëri mund të vëreni disa ndryshime të papritura në look-un tuaj. Megjithatë, pas një tranzicioni të vështirë në jetë siç është divorci, shumë njerëz duan të ndryshojnë qëllimet—një prej të cilave është edhe pamja: blejnë rroba të reja, fillojnë palestrën, ndryshojnë stilin e grimit, etj. Këto gjëa rrisin vetëbesimin dhe sensin e mirëqenies

Do të bëni më shumë para

Edhe pse zgjidhja e një martese vjen me pasoja ekonomike me vete, studimet kanë treguar se gratë e divorcuara që nuk rimartohen janë më të pasura. Ato investojnë më shumë në karrierë, biznese dhe i kushtojnë më shumë kohë projekteve të punës, ç’ka përkthehet në të ardhura për to dhe në kontribute më të larta pensioni.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar