6 milionë për 6 tetorin – Si do të zhbllokohen paratë që i duhen KQZ’së për zgjedhje?

6 milionë për 6 tetorin – Si do të zhbllokohen paratë që i duhen KQZ’së për zgjedhje?

6 milionë euro për 6 tetorin, është shuma që i nevojitet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mirëpo, këto mjete nuk janë alokuar ende nga Ministria e Financave, pasiqë po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën për sqarim që ka kërkuar ish-kryeministri Ramush Haradinaj, për kompetencat e qeverisë së tij të dorëhequr. Kryetarja e […]

6 milionë euro për 6 tetorin, është shuma që i nevojitet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mirëpo, këto mjete nuk janë alokuar ende nga Ministria e Financave, pasiqë po e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën për sqarim që ka kërkuar ish-kryeministri Ramush Haradinaj, për kompetencat e qeverisë së tij të dorëhequr.

Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, dje ka thënë se në rast të vonesës së pagesave që u nevojiten për organizimin e zgjedhjeve, ky institucion nuk merr asnjë përgjegjësi.

“KQZ nuk mund të ndërmerr asnjë hap pa i pasur paratë e alokuara. KQZ-ja nuk mund të marr përgjegjësi për vonesa, për mosmbarëvajtje të zgjedhjeve. Sepse ne që në ditën e parë dhe që nga momenti kur kryeministri ka dhënë dorëheqje, kemi treguar se meqë (2019) nuk ka qenë vit zgjedhor, KQZ nuk ka mjete për organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë Daka në një deklaratë për REL.

Periskopi ka pyetur njohësin e çështjeve juridike, Mazllum Baraliu, se çka ndodhë nëse 6 milionë eurot e nevojitura për zgjedhje, nuk i alokohen KQZ’së.

“Ministria e Financave që nga mbledhja e parë të pretenduar  nga ish kryeministri  Haradinaj që ta vazhdojë, tha kinse ka problem mundësinë e vendmmarrjes, e në fakt nuk ka pasur të drejtë dhe është ndërprerë ajo mbledhje për  shkak të mospajtimeve aty në kabinet. Ata do të duhej të gjenin një fromulë teknike administrative vijuse që duhen që ta bëjnë këtë pagesë. Në qoftë se këta gjejnë mekanizëm ,obligim ligjor nga dispozitat e legjislacionit në fuqi meqenëse nuk kanë ligj për qeverinë atëherë  edhe Kushtetuta nuk është desktruktive në këtë aspekt. Vetë iniciativa e ish kryeministrit drejtë kushtetuese nuk ka bazë në Kushtetë, unë mendojqë këtë Gjykata Kushtetuese do ta sheh si të papranueshme këtë kërkesë të Haradinaj”, ka thënë Baraliu për Periskopin.

Ministri në largim i Financave, poashtu i ka thënë dje REL-it, se se të gjitha paratë e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve ekzistojnë, por që nuk mund të barten pa sqarime juridike.

“Unë besoj se Kushtetuesja duhet të bëjë veprime në kompetencën e saj. Pa u lëshuar në çështjet, detyrat dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, ne do të presim të sqarohet kjo situatë dhe pas sqarimit të situatës të ndërmarrim veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin”, ka thënë Hamza.

Ndërkohë, edhe  Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të mbahen në afatin e caktuar më 6 tetor, me qëllim të përshpejtimit të formimit të institucioneve të reja, ndërsa ka paralajmëruar se çdo shtyrje eventuale e tyre do ta dëmtonte rëndë procesin.

KMDLNJ konsideron se Kushtetuesja duhet ta trajtojë kërkesën e kryeministrit në dorëheqje me prioritet të lartë sikur që edhe KQZ duhet të tregojë më shumë fleksibilitet për faktin se mjetet për zgjedhje janë të ndara dhe se transferimi i tyre mund të vonohet për disa ditë dhe jo më shumë.

Nëse Gjykata Kushtetuese vonon me një përgjigje, nëse KQZ nuk ka vullnet të organizojë zgjedhje “ veresi”  dhe nëse Ministria e Financave është e vendosur që “ta respektojë ligjin duke mos i ndarë mjetet”, atëherë sipas KMDLNJ-së, shtyrja e afatit për mbajtje të zgjedhjeve është e pashmangshme dhe “prapa kësaj është një qëllim politik që duhet të parandalohet me çdo kusht”.

“Asnjë shtet  apo vend normal nuk e rrezikon funksionimin e shtetit apo vendit duke u larguar nga përgjegjësitë që i takojnë aq më parë që formimi i qeverisë së re në Kosovë mund të zgjasë 6 -8 muaj. Edhe në shtetet tjera kemi situata të ngjashme, por nuk rrezikohet funksionimi i shtetit dhe nuk ka dallime në kualitetin e shërbimeve midis qeverisë para dorëheqjes apo shkarkimit dhe pasi kanë ndodhur këto procese. Në këtë kontekst, edhe kjo qeveri e dorëhequr duhet të kryejë funksionet deri në formimin e qeverisë së re, me të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë që ka”, përfundon reagimi i KMDLNJ-së./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?