18 plumbat që e tronditën Prishtinën

18 plumbat që e tronditën Prishtinën

Prishtina është tronditur dy ditë rresht nga të shtënat me armë zjarri. Dje janë shkrepur 18 plumba në rrugën “Nazim Gafurri”, e cila të çon në Gërmi. Sinjali merr vesh se cak i të dyshuarve ishte Ruzhdi Ramadani, i cili sipas dëshmitarit nga vendi i ngjarjes në momentin kur kishte dalë nga lokali në të […]

Prishtina është tronditur dy ditë rresht nga të shtënat me armë zjarri. Dje janë shkrepur 18 plumba në rrugën “Nazim Gafurri”, e cila të çon në Gërmi. Sinjali merr vesh se cak i të dyshuarve ishte Ruzhdi Ramadani, i cili sipas dëshmitarit nga vendi i ngjarjes në momentin kur kishte dalë nga lokali në të cilin ka prerë flokët është gjuajtur me armë zjarri. Por, Sinjali mëson se veturën e tipit “BMW X5” po e drejtonte Fatmir Muji, brenda së cilës ndodhej Imer Ahmeti dhe një person tjetër.

Pasi policia e ka telefonuar, Muji është paraqitur në stacionin policor, vetura e marrë me qera e tipit “BMW X5” është konfiskuar. Ndërsa policia u ka shkuar në shtëpi edhe dy të dyshuarve tjerë por të njejtit nuk kanë qenë prezent.

Sidoqoftë, dje banorët e kryeqytetit janë tmerruar kur nga dy vetura, njëra e e tipit “Peguo” dhe tjetra e tipit “BMW X5” janë shkrepur plumba nga arma e zjarrit në Prishtinë. Ky rast nga Policia e Kosovës është konsideruar si “tentim vrasje”.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në mesditë, ku dyshimi fillestar është se Ruzhdi Ramadani ishte tentuar të vritet nga një person. Sipas dëshmitarit, Ali Preniqi, që ishte duke ia prerë flokët klientit me emrin Ruzhdi Ramadani, një person kishte ardhur dhe e kishte gjuajtur me armë zjarri.

Ramadani nga vetura e tij si dhe grupi tjetër nga vetura ‘X5’, kanë shtënë me armë zjarri 18 herë. Policia e Kosovës, ndonëse nuk i ka konfirmuar këto detaje, ka gjetur 18 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, të shtëna armësh pati edhe të hënën në lagjen “Tophane” në Prishtinë, aty mbet i plagosur një person.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?